OKB: 90 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka bërë të ditur se sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë zhvendosur më shumë se 90 për qind të popullsisë së territorit.

UNRWA-ja tha se më shumë se 60 për qind e infrastrukturës në Gaza është shkatërruar ose dëmtuar.

“Ky është një nivel tronditës dhe i paprecedentë i shkatërrimit dhe zhvendosjes së detyruar që ndodh para syve tanë”, theksoi UNRWA-ja.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Sipas autoriteteve në enklavë, të paktën 19.667 palestinezë janë vrarë dhe mbi 52.580 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite./e.t

Të fundit

Kali i lidhur mes flakëve të Ferrit!

Alban Daci Ngjarjet e rënda  edhe të formës së tragjedisë, edhe pse shpesh njerëzimi është përpjekur t’i evitoi, shpesh ata...

Situata nga zjarret vijon në ‘alert’, 23 vatra aktive! Zonat që ende po digjen nga flakët

Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive. Po punohet...

Murrizi i përgjigjet Arben Malajt/O Ben piramida, kukuvajkë që e shet veten për një rrogë

Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj Arben Malajt, pasi ky i fundit replikoi me të për çështjen e Bankersit. Replikat e Murrizit Paska çar satokartin Ben...

Zjarret në Delvinë/ Kali i djegur merret nën kujdes veterinar pas traumës nga flakët

Pamjet e një kali të djegur nga zjarret masive në Delvinë, të regjistruara më 13 gusht, kanë shpërndarë shqetësim të madh në rrjetet sociale...

“Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit?”/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

“Zoti Edi Rama duhet ta kishte bërë ditë më parë, mos i lije të digjeshin, se tani nuk vlen, pse nuk kishim zjarr edhe...

Lajme të tjera

Web TV