Vdekja e të riut Shqiptar, në anijen ‘Bibby Stockholm’, Cleverly: Do hetohet plotësisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e të riut nga Durrësi, Leonard Farruku në anijen “Bibby Stockholm”, e njohur edhe si “burgu lundrues” për azilkërkuesit që kanë kaluar Kanalin La Mansh me gomone, do të hetohet nga autoritetet britanike. Kështu ka deklarur Sekretari i Brendshëm britanik, James Cleverly, i cili tha se vdekja e papritur e emigrantit do të hetohej plotësisht dhe Rachael Griffin, mjeke e lartë për Dorset, ka konfirmuar se një hetim për vdekjen e tij do të hapet të enjten, më 21 dhjetor.

 

 

Vdekja e të riut nga Durrësi, Leonard Farruku në anijen “Bibby Stockholm”, e njohur edhe si “burgu lundrues” për azilkërkuesit që kanë kaluar Kanalin La Mansh me gomone, do të hetohet nga autoritetet britanike.

 

 

Kështu ka deklarur Sekretari i Brendshëm britanik, James Cleverly, i cili tha se vdekja e papritur e emigrantit do të hetohej plotësisht dhe Rachael Griffin, mjeke e lartë për Dorset, ka konfirmuar se një hetim për vdekjen e tij do të hapet të enjten, më 21 dhjetor.

Zakonisht mbahet një seancë paraprake për të përcaktuar zyrtarisht identitetin e të ndjerit, vendndodhjen e vdekjes dhe potencialisht shkakun e vdekjes.

Gazeta “Daily Telegraph”, e cila ka raportuar për herë të parë emrin e të ndjerit, ka deklaruar se ai ka paguar 4 mijë euro për të kaluar me gomone Kanalin anglez.

Motra e tij, Jola Dushku, 33 vjeçe, e cila jeton në Lombardi të Italisë, tha për gazetën: “Kur fola me të herën e fundit, më tha se kushtet në atë varkë nuk ishin të këqija, por rojet i trajtonin si kafshë. Sipas të afërmve tanë që janë në kontakt me policinë, Leonardi atë natë në orën 23 të mbrëmjes ka pasur disa probleme dhe është qetësuar nga roja. Në orën 3 të mëngjesit ai u gjet i vdekur. Nuk kemi më shumë detaje se si ai vdiq”, raportojnë mediat britanike.

Lexo edhe :  Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Sekretari i përhershëm i Zyrës së Brendshme Sir Matthew Rycroft javën e kaluar zbuloi në një letër drejtuar deputetëve se kostoja e kontratës së Bibby Stockholm ishte mbi 22 milion £.

Ai deklaroi se kjo mbulonte pjesën “shërbimet e akomodimit të anijeve” të kontratës me operatorët CTM. Po ashtu tha se vlerësimi nëse anija ofronte vlerë për paratë ishte “aktualisht duke u përditësuar”./O.S

Të fundit

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin...

OMONIA del me qëndrim zyrtar: Zjarret goditën qëllimisht grekët autoktonë në Shqipëri

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata...

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi...

Konferenca për shtyp e Jasharit, marrëveshja me Milanin e deri tek idhulli i fëmijërisë

Ardon Jashari ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në konferencën e tij të parë për media të enjten, duke ndarë...

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Jakin Marena Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të fshehë diçka të madhe, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV