Nga 1 deri në 500 euro/ Ja sa kushtojnë shërbimet në Brezovicë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë ditës se sotme është bërë publike lista e re e çmimeve e qendrës së skijimit në Brezovicë që gjendet në Kosovë. Sipas kësaj liste, shërbimet aty fillojnë me 1 euro dhe arrin deri në 500 euro.

Turistë të shumtë po vazhdojnë ta vizitojnë Brezovicën edhe këtë vit.

Prej fillimit të sezonit të dimrit, qendrën e skijimit në Brezovicë po e viziton një numër i madh qytetarësh.

Sot është publikuar edhe lista e çmimeve të reja në Brezovicë, për sezonin 2023-2024.

Në dokumentin e publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, mund t’i shihen çmimet ditore dhe javore.

Shërbimi më i lirë në këtë qendër fillon me 1 euro, derisa ai më i larti arrin deri në 500 euro.

Brezovica vlerësohet se është një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e saj të skijimit.

Turizmi dimëror në Kosovë zhvillohet në viset malore dhe si vende me potencial më të rëndësishëm konsiderohen Qendra e Skijimit “Brezovica” në Malet e Sharrit, Rugova dhe Dragashi.

Megjithëkëtë, mungesa e investimeve mbetet evidente prej vitesh.

Ndryshe, në vitin 2014, konsorciumi francez “MDP Consulting –Compagnie des Alpes” ishte shpallur fitues për privatizimin e qendrës turistike në Brezovicë, me një çmim prej 409 milionësh euro, nga të cilat 165 milionë pritej të investoheshin gjatë tri viteve të para, si dhe ishte premtuar hapja e 4.000 vendeve të reja të punës.

Në investime parashihej zgjerimi apo krijimi i shtigjeve të klasit botëror për skijim , të pajisura me rreth 20 teleferikë dhe pajisje tjera moderne, me standarde të sigurisë dhe të kualitetit më të lartë në rajon.

Në qershor të vitit 2017, Qeveria e Kosovës pati përmbyllur si të dështuar procesin e koncesionimit të Qendrës turistike “Brezovica”, pasi që konsorciumi francez “MDP Consulting –Compagnie des Alpes”, pati dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme për implementimin e fazës së parë për zhvillimin e projektit të Brezovicës.

Kompleksi turistik “Brezovica”, ndodhet në pjesën veriperëndimore të maleve të Sharrit, në Komunën e Shtërpcës, e banuar me shumicë serbe.

Ndryshe, Brezovica është qendër e njohur turistike që gjendet në lartësi mbidetare prej 900 deri në 2,522 metra, me një hapësirë prej 2,500 hektarësh dhe është larg vetëm 60 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Lexo edhe :  Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Udhëheqësi i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Zekë Çeku, thotë për Radion Evropa e Lirë se kompleksi turistik “Brezovica”, ka potencial të jashtëzakonshëm dhe se zgjidhja më e mirë për këtë aset ka qenë privatizimi i tij.

Ndërkaq Arben Islami, udhëheqës i Organizatës joqeveritare ‘Kosova Hiking Trips’ dhe ‘Snoë Njeri’, organizata këto që në mënyrë vullnetare bëjnë promovimin e bjeshkëve dhe natyrës së Kosovës, në një deklarim per media në Kosovë, kishte treguar se që nga vitet ’80 nuk është investuar në qendrën e skijimit “Brezovica”.

Por, pavarësisht mungesës së investimeve, sipas tij, pozita gjeografike e qendrës së skijimit, i shtyn qindra skitarë nga Shqipëria, Sllovenia, Bosnjë e Hercegovina që të vijnë në Brezovicë.

“Investimet, sidomos në Brezovicë janë të mangëta, pothuajse fare nuk bëhet nga institucionet e shtetit. Çka ka ndryshuar është numri më i madh i vizitorëve. Ka shumë turistë nga Shqipëria, Sllovenia, Bosnja, por edhe turistë nga gjithë Kosova. Kohëve të fundit kanë ardhur me qindra skitarë nga rajoni, më pyesin a ka borë dhe a mund të vijmë në skijim. Ne kemi male të larta deri në 2500 metra, të cilat kanë ende borë për disiplina të rralla, e që mund të shfrytëzohet snoë-boardi pasi kemi male të larta”.

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, numri i vizitorëve është rritur këtë vit.

Turistët më të shumtë janë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia.

Pavarësisht problemeve me infrastrukturë e e shumë problemeve të tjera që përcjellin turizmin në vend, Kosova ka potencial për turizëm, sidomos atë natyror.

Duke filluar nga Bjeshkët e Rugovës që ndodhen në qytetin e Pejës, atraksion tjetër turistik është edhe ujëvara e Drinit të Bardhë në Radac, dy pika turistike jo shumë larg njëra tjetrës. Tutje, Kalaja e Prizrenit është një vend tjetër i bukur e që ia vlen të vizitohet nga turistë vendor e të huaj.

Kosova poashtu ka pasuri nëntokësorë, e disa nga to mund të përjetohen duke vizituar shpellën e Gadimës në Lipjan e vetmja shpellë e Mermetit në Kosovë.. Vende të tjera që ia vlen të vizitohen në Kosovë, ndër të tjera, janë edhe Kalaja e Artanës, Liqenati në Bjeshkë të Rugovës, e bjeshkët e Prevallës./Monitor

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV