Presidenti Mattarella dërgon në Parlament paktin Meloni-Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti kërkon përjeshtimin e integrimit të Ballkanit në BE

Presidenti italian Sergio Mattarella ka autorizuar dërgimin në të dy dhomat e parlamentit italian të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për azilkërkuesit nga Afrika.

Protokolli për ngritjen e dy qendrave për zhvendosjen dhe stregimin e rrreth 3 mijë azilkërkuesve në vit në Shqipëri është nënshkruar më 6 nëntor në Palazzo Chigi nga Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ndërkaq presidenti Mattarella në konferencën me ambasadorët italianë nëpër botë ka bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të integrimit të shteteve ballkanike.

“Duhet që të jemi më konkrete me afatet kohore dhe mënyren sesi do të anëtarësojmë në BE shtetet e Ballkanit Perëndimor kur kanë kaluar 20 vite nga samiti i Selanikut. Këto shtete prej një kohe kaq të gjatë e kanë nisur rrugën e reformave të kërkuara. Tensionet në Kuvend shërbejnë si kambanë alarmi për ne dhe popujt e këtij rajoni. Integrimi ekonomik dhe politik duhet të përshpejtohet. Po ashtu duhet vijuar me reformën e brendshme të BE-së për heqjen e votimit me unanimitet si pengesë në këto procese.”

Në samitin e fundit për këtë vit të Këshillit Evropian u bë thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjerimit me shtetet ballkanike, por pa vendosur afate se kur do të ndodhë anëtarësimi i plotë i tyre në BE./O.S

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV