Zbulohen shkaqet e ndarjes të çiftit të famshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diferenca e madhe në moshë mendohet se ka luajtur një rol në dhënien fund të romancës

Pak ditë më parë mediat e huaja rozë bënë me dije ndarjen e çiftit të njohur Mariah Carey dhe partnerit të saj balerin Bryan Tanaka.

Por së fundmi janë zbuluar edhe shkaqet që çuan në dhënien fund të romancës. Media rozë Page Six shkruan se diferenca e moshës prej 14 vitesh ka luajtur një rol negativ në marrëdhënien e tyre pasi dyshja kërkojnë gjëra të ndryshme në jetë.

“Ai dëshiron të ketë një familje. Nuk është ajo që këngëtarja dëshiron ”, thotë një burim për këtë media.

Artistja ka dy fëmijë binjakë me ish-bashkëshortin e saj Nick Cannon ndërsa vetë Tanaka nuk ka fëmijë.

Artistja nxiti më tej spekulimet se marrëdhënia kishte përfunduar kur ajo i tha revistës People në fillim të këtij muaji se kishte patur një vit të vështirë. Këngëtarja dhe partneri i saj u takuan fillimisht në vitin 2016 ndërsa vite më parë ai kishte punuar si balerin në ekipin e saj. Çifti kishin 7 vite së bashku./O.S

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV