Konsumi i energjisë në Shqipëri, 44% e rinovueshme, dy herë më e lartë se mesatarja e BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 44% e energjisë së konsumuar në vend në vitin 2022 erdhi nga burimet e rinovueshme.

Kjo shifër është thuajse dy herë më e lartë se mesatarja e energjisë së rinovueshme të konsumuar në Bashkimin Europian. Ky aspekt pozitiv që lidhet me Shqipërinë ka të bëjë me faktin që edhe pse në sektorë të tjerë të ekonomisë karburantet kanë peshë jo të vogël, prodhimi i energjisë është totalisht nga burimet hidrike.

Kjo edhe pse Shqipërinë e mban mbi mesataren e BE-së sigurisht që e ekspozon ndaj rrezikut të sigurimit të energjisë kur vitet hidrike nuk janë edhe aq të favorshme diçka që ka nxitur së fundmi një tendencë drejt diversifikimit dhe projekteve të lidhura kryesisht me fotovolatikët dhe eolikët.

Të paktën 23% e energjisë së konsumuar në vitin 2022 erdhi nga burimet e rinovueshme në BE

Burimet e rinovueshme në konsumin total të energjisë në Bashkimin Europian përfaqësojnë 23 për qind në vitin 2022, një rritje prej 1.1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021.

Suedia, konsumin më të lartë nga burimet e rinovueshme

Suedia kryeson mes vendeve të Be-së, me gati dy të tretat e konsumit total të energjisë që rrjedh nga burimet e rinovueshme në vitin 2022.

Suedia mbështetej kryesisht në hidro, erë, biokarburantet e ngurta dhe të lëngshme, si dhe në pompat e nxehtësisë. Pas saj vjen Finlanda (47.9%) e cila edhe ajo mbështetet në të njëtat burime, ndërsa e treta, Letonia (43.3%), e cila varet më së shumti nga hidrocentralet. Si Danimarka (41.6%), e ndjekur nga Estonia (38.5%), marrin shumicën e burimeve të rinovueshme nga era dhe biokarburantet e ngurta. Portugalia (34.7%) mbështetet në biokarburantet e ngurta, pompat e erës, hidro dhe ngrohjes, ndërsa Austria (33.8%) përdor kryesisht biokarburantet hidro dhe të ngurta.

Lexo edhe :  Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Përqindjet më të ulëta të burimeve të rinovueshme u regjistruan në Irlandë (13.1%), Maltë (13.4%), Belgjikë (13.8%) dhe Luksemburg (14.4%).

Në total, 17 nga 27 anëtarët e BE-së janë nën mesataren e BE-së prej 23.0% në 2022./ Revista Monitor

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV