Videoskandali me Safet Gjicin,zbardhen sms e Alma K me Abedin Oruçin: ‘Dëgjo mu ti ke…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dosjen e siguruar nga Report TV, evidentohen biseda mes Alma K dhe një personi me emrin Abedin, ku flitet për një objekt të cilin ai ka marrë nga autorja e filmimit.

Në telefonin e Alma K, SPAK ka gjetur një video të krijuar në datën 13 qershor 2023 me kohëzgjatje 2 minuta e 47 sekonda, ku e pandehura identifikohet si personi A dhe shtetasi me emrin Abedin si personi B.

A: Dëgjo mua me duhej patjeter ajo video

B: A po mgjon mu o shok, do vi) video te q*** motren e videove me dëgjo mua

A: o Abedin tani po flasim tamam per zotin me duhet patjeter

A: Jo, Jo une nuk di kush e ka mare vesh tani se une jam e pambrojtur ate gje e dije vetem ti, une nuk e di kush e ka mare vesh per koke te djalit

B: Dëgjo mu ti ke fol me Salën vet

A: Po Jo mo Jo, se skam fol fare une me Salen o Abedin, e ballafaqojmë skam pune une as me Sale as me nji o, une po te them vetem me ty, ca Sale

Në një bisedë të datës 15 qershor 2023, Alma K, kërkon sërish materialin nga Abedini, pasi donte ta paraqiste në një ambasadë për të kërkuar mbrojtje.

A: Tani o Abedin po flasim tamam per kokë të djalit, besoj se bashkë lidhëm besen, mua me duhet ajo karte, ta paraqes diku këtu në ambasadë

B: E di si eshte problemi, unë nuk e kam më po më ra në dorë

A: Po o Abedin tani unë kartën, o Abedin tani karten ti e mbajte mos më thuaj smë ka rënë gjë në dorë për kokë të djalit.

B: Po nuk e kam moj për kokë të fëmijëve.

Bisedat kanë vijuar edhe në datën 16 qershor ndërkohë që para publikimit të videos, teksa komunikon me gazetarët dhe kontaktet e saj, Alma K shpreh frikë për publikimin e materialit nga një person me emrin Abedin.

E hetuara Alma ka njohje dhe komunikime me shtetasin Abedin Oruçi edhe para regjistrimit te videos ne zyren e kryebashkiakut, dhe bisedojne ne lidhje me marren e një sendi që në datë 6 qershor 2023 por nuk permendin natyrën e këtij sendi.

Nga kqyrja e rrjeteve sociale, SPAK thotë se Alma K ka komunikuar me shtetasin me emrin Abedin Oruçi në mesenger nga data 22 shtator 2022. /O.S

Të fundit

Sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës. pishinat, pistat për gara e fusha futbolli

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht...

Britania nënshkruan marrëveshjen më të madhe për eksport anijesh luftarake me Norvegjinë

Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje në vlerë prej 10 miliardë paundësh për të furnizuar Marinën Norvegjeze me të paktën pesë fregata të...

Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar. Por kush ishte Anagnosti, një nga regjisorët më të njohur shqiptarë...

Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse

Një person është vënë në pranga në Australi pasi ka tentuar të hyjë me makinë në portat e konsullatës ruse në Sydney. Policia u thirr...

Turqia kopjon Izraelin: Çfarë është “Steel Dome”, kupola që mbron nga sulmet raketore

Kompania turke e mbrojtjes Aselsan ka dorëzuar një paketë të gjerë komponentësh që do të përbëjnë arkitekturën e mbrojtjes ajrore dhe raketore të integruar...

Lajme të tjera

Web TV