Cilat janë shtetet që na furnizojnë me birrë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë ka importuar afro 50 milionë litra birrë përgjatë periudhës janar-nëntor 2023 ku një nxitje të lartë ka dhënë sezoni i mbarë turistik.

Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës tregojnë se rritja e sasisë së birrës së zhdoganuar ka qenë progresive nga viti në vit, dhe nëse do të marrim në krahasim periudhën 2020-2023, kapërcimi ka qenë me afro 13 milionë litra në favor të importit.

E përkthyer në vlerë monetare, përgjatë këtij viti birra e importuar ka rritur në vlerën e 54 milionë dollarëve.

Por cila është harta e origjinës nga vjen ky produkt? Të dhënat e doganave të siguruara nga SCAN TV, tregojnë se Shqipëria importon birrë nga 22 shtete në total.

Ku vendin e parë e zë Greqia, me një vlerë prej 7.8 milionë dollarësh, ndjekur nga Gjermania me 4.9 milionë dollarë, Serbia me 3.4 milionë dollarë dhe më pas renditet Holanda dhe Çekia. Ndërsa Kosova, Franca dhe Austria janë shtetet nga ku importojmë më pak.

Markat e huaja kanë fituar terren edhe për shkak të dyfishimi i akcizës së birrës nga 1 janari 2023 për prodhimin vendas, masë e cila është pasuar me efekte negative për industrinë. Birra shqiptare duket se po mundet nga konkurrenca për shkak të kostove të rritura që lidhen si me lëndën e parë ashtu edhe me fuqinë punëtore.

Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë.

Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të cilat hynë në fuqi në 1 janar 2023, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj./ SCAN/     S.M

Të fundit

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka...

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi sot sekretari amerikan i shëndetësisë...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Lajme të tjera

Web TV