Plagosi me thikë dy të miturit, nis procedimi në gjendje të lir për 14 vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 14 vjeçar me inicialet E.K po procedohet në gjendje të lirë nga Policia pasi dyshohet se plagosi me mjet prerës thikë, 2 shtetas të mitur.

ë plagosurit morën mjekim në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, po ashtu procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçar i cili drejtonte një motomjet pa leje drejtimi.

Pas tij, edhe një 53 vjeçar është vënë në lupën e uniformave blu, ndërsa është kapur duke transportuar një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme

Njoftimi i Policisë:

DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një konflikt mes disa shtetasve të mitur, në vendin e quajtur “Stadiumi”,  informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 14 vjeç, banues në Shkodër. 

2 shtetasit e mitur të cilët dyshohet se i dëmtoi me mjet prerës, 14-vjeçari, gjatë konfliktit për motive të dobëta, morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 16 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. N., 53 vjeç, banues në fshatin Mirditë, pasi është kapur duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./O.S


Lexo edhe :  Për pushime në Sarandë, turisti francez bie nga lartësia në gjendje të dehur, humb jetën

Të fundit

Mediat e huaja: Shqipëria, sekreti më i fshehur europian për amerikanët

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), afërsisht 11.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2024,  shkruan gazetarja Amanda...

Aoshima, ishulli japonez ku macet kanë zëvendësuar njerëzit

Një ishull i vogël në Japoni, i quajtur Aoshima, është bërë i famshëm në mbarë botën për një arsye krejt të pazakontë: aty macet...

Metoda spektakolare për të kapur hajdutin e makinave

Një ndjekje policore në Miçigan përfundoi me një skenë të pazakontë, kur një makinë e vjedhur humbi të gjithë boshtin e pasmë pasi u...

I vuri flakën së shoqes prej ngjyrës së saj të lëkurës, dënim me vdekje për indianin

Një gjykatë në Indi ka dhënë dënimin me vdekje për një burrë që i vuri flakën së shoqes për shkak të ngjyrës së lëkurës,...

Ivi Kaso fajëson strukturat e PD-së për humbjen në zgjedhjet e 11 majit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke theksuar nevojën për një...

Lajme të tjera

Web TV