Një shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar sot në Itali, pasi akuzohet se ka plagosur një person.

Mësohet se shqiptari është arrestuar në Rimini, teksa ishte shpallur në kërkim që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur pas një sherri kishte qëlluar me thikë një person në një pikë bastesh sportive. Pas kësaj ngjarjeje, ai kishte arritur t’i shpëtonte policisë, deri më sot, kur u identifikua gjatë një kontrolli të befasishëm nga karabinierët.

Në përfundim të procedurave, 28-vjeçari është transferuar në burgun “Caseti” në dispozicion të organeve të drejtësisë./O.S