Aksidenti me eskortën e gjyqtares Irena Gjoka/Detaji që zbuloi kamera e vetme funksionale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë mbi aksidentin e të premtes rezulton se vetëm një kamera ka qenë funksionale.

Një hetim urgjent i AMP mbi lidhjet dhe personalitetin e policit shkaktar të aksidentit ka dalë konkluzione, bënë me dije burime të Anila Hoxhës.

I ripyetur polici Ardjan Disha ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë shërbimi kryente mjeti i Gardës së Republikës dhe nuk kishte asnjë njohje me drejtuesin e mjetit të Gardës së Republikës.

Në raport theksohet bëri me dije exclsuivisht Anila Hoxha se “Nga ana jonë u këqyrën kamerat në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ku e vetmja kamër e cila kishte fiksuar momentin e kalimit të mjetit të Gardës së Republikës ndodhej e instaluar poshtë mbikalimit të Kasharit në orën 20:47:23”.

Raporti thotë se nga këqyrja vërehet se pas kalimit të mjetit të Gardës, dallohet një mjet që për nga lloji dhe forma, të ketë qenë mjeti “Mercedes Benz” i punonjësit të Policisë së Shtetit Ardjan Disha, pasi targa nuk duket.

Ndërkohë vijohet më tej “Sqarojmë se kamerat në zonën e Unazës së Re ku mund të kenë kaluar mjetet, nuk ishin funksionale.”

Nga hetimi mbi profilin e policit në raport përmendet se ai është nga Preza dhe ka 2 muaj që është transferuar në Elbasan nga policia e Rinasit. “Nga verifikimi në kartotekë nuk ka materiale operative në ngarkim dhe në Elbasan njihet për një punonjës korrekt”, theksohet më tej.

Ndërkohë verifikime po kryhen ndaj policisë rrugore të Tiranës mbasi fillimisht e kanë raportuar që në mjetin që po eskportonte familjen nën mbrojtje të gjyqtares Irena Gjoka deklaruan se në makinë nuk kishte anëtarë të familjes së saj.

Lexo edhe :  Turizmi në Durrës po rritet, 6500 vizitorë në Kullën Veneciane

Në fakt dy orë më pas nga kjo tentativë për ta fshehur aksidentin automobilistik, rezultoi se në makinën që po eksportonte Garda gjendej djali i gjyqtares i cili është dërguar për të marrë ndihmën e parë në një spital privat në Tiranë./O.S

Të fundit

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Lajme të tjera

Web TV