“Humba 2 vite jetë kot në Angli”, dënohen dy shqiptarët, njëri akuzohet edhe për pedofili

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritet që të dy të deportohen në Shqipëri për të vuajtur dënimin

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë britanike. Wales Online shkruan se Zenel Sulaj 30 vjeç dhe Sali Kadria 31 vjeç u kapën në “shtëpi bari” duke kultivuar qindra bimë kanabisi të cilat po të dilnin në treg kapnin vlerën e mbi 700 mijë paundëve.

Mësohet se oficerët zbuluan 3 dhoma ku rriteshin bimë kanabisi. Shqiptarët tentuan të fshiheshin poshtë krevatit, por rezultoi pa sukses!

Gjykata “Cardiff Crown” njoftoi të Mërkurën se Sulaj nuk kishte dokumentacion dhe punonte në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe, duke shtuar se ai tashmë kërkon të deportohet në Shqipëri që të jetë pranë prindërve.

Kam humbur dy vite të jetës time kot”, mësohet të ketë thënë shqiptari para palës gjykuese.

Kadria akuzohet po ashtu për sulm seksual ndaj një të miture në vitin 2020, për të cilin ishte dënuar me 6 muaj burg. Ai ka deklaruar se po punonte për të paguar kostot e ardhjes së tij në mënyrë ilegale në Angli.

Gjykatësi i çështjes i ka dënuar të dy shqiptarët, por pritet që ata të deportohen në Shqipëri. Kadria do të qëndrojë 14 muaj në qeli, ndërsa Sulaj 6./O.S

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV