Historia e pemës së Krishtlindjes: Pse vendosim një të tillë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo dimër, familje në mbarë botën zbukurojnë një pemë, për ta quajtur vigjiljen e festave zyrtarisht të hapur. Historia e pemëve të Krishtlindjeve daton kohë më parë, duke filluar nga përdorimi i bimëve me gjelbërim të përhershëm në Egjiptin e Lashtë dhe Romë e deri te traditat gjermane.

Shumë kohë përpara krishtërimit, bimët dhe pemët që mbeten të gjelbra gjatë gjithë vitit kishin një kuptim të veçantë për njerëzit në dimër. Ashtu si njerëzit sot dekorojnë shtëpitë e tyre gjatë sezonit të festave, shumë popuj të lashtë varnin degë me gjelbërim të përhershëm mbi dyert dhe dritaret e tyre. Në disa vende besohej se bimët me gjelbërim të përhershëm do të mbanin larg shtrigat, fantazmat, shpirtrat e këqij dhe sëmundjet.

Në hemisferën veriore, dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit bie më 21 ose 22 dhjetor dhe quhet solstici dimëror. Shumë njerëz të lashtë besonin se dielli ishte një zot dhe “sëmurej” gjatë dimrit, gjë që shpjegonte pse herë pas here ai shfaqej, pa mundur të ngrohtë. Ata i mbushnin shtëpitë me bimë të gjelbra për të sjellë pranverën sa më shpejt. Degët me gjelbërim të përhershëm u kujtonin atyre të gjitha bimët e gjelbra që do të rriteshin përsëri kur perëndia e diellit të shërohej dhe vera të kthehej.

Egjiptianët e lashtë adhuronin një perëndi të quajtur Ra, që kishte kokën e një skifteri dhe mbante diellin si një disk flakërues në kurorën e tij. Në solstice, kur besohej se Ra niste të shërohej nga sëmundja, egjiptianët mbushnin shtëpitë e tyre me palma të gjelbra dhe kallamishte papirusi, të cilat simbolizonin për ta triumfin e jetës mbi vdekjen.

Lexo edhe :  Zbulohet një “depozitë e fshehtë” ari, vlerësohet të jetë sasia më e madhe në planet

Gjermanët ishin ata që mendohet se nisën traditën e pemës së Krishtlindjes që njohim sot. Në shekullin XVI, të krishterët çonin në shtëpi pemë të zbukuruara. Mendohet se Martin Luther, figura kryesore e Reformës Protestante të shekullit XVI, ishte i pari që shtoi qirinj të ndezur në një pemë. Sipas gojëdhënave, duke ikur në shtëpi gjatë një mbrëmjeje dimri, Martin Luther u mahnit nga yjet që vezullonin mes gjelbërimit të përhershëm. Për të “rikrijuar” skenën për familjen e tij, ai ngriti një pemë në dhomën kryesore dhe vendosi qirinj të ndezur.

Me kalimin e viteve, pema e Krishtlindjeve – ose e Vitit të Ri siç njihet në Shqipëri – është kthyer në një traditë për fundvit, shpeshherë e përqafuar edhe nga jobesimtarët e krishterë./E.Ç

Të fundit

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

VIDEO: Kur Berisha zotohej se do largohej nëse humb zgjedhjet

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit vërtetuan dejuro urrejtjen e shqiptarëve ndaj Sali Berishës dhe axhendës së tij politike me interesa të ngushta për mbrojtjen...

Disfatë totale në zgjedhje, dorëhiqet deputeti i Partisë Demokratike

Edmond Spaho, një nga veteranët e së djathtës, do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV