U hodh nga kati i tetë i pallatit, policia shoqëron në komisariat shokët e 18-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vigjilje të Krishtlindjes në qytetin e Korçës, ku një 18-vjeçar nga Durrësi, me inicialet G.M., u vetëhodh nga kati i 8-të i një pallati.

I riu ka udhëtuar drejt Korçës dy ditë më parë dhe së bashku me një grup shokësh kanë marrë me qira një apartament në hyrje të qytetit, shumë pranë terminalit të autobusëve.

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se të rinjtë pasi kanë festuar në një nga lokalet e qytetit janë kthyer në banesën e marrë me qira, ku kanë vazhduar të festojnë nën avujt e alkoolit.

Në rrethana ende të pasqaruara plotësisht 18 vjecari është vetëhedhur nga tarraca e katit të 8-të të pallatit 10 katësh, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Raportohet se të gjithë të rinjtë që kanë në shoqërinë e 18-vjeçarit në momentin e ngjarjes janë shoqëruar në komisariatin e Korçës për të dhënë sqarimet e duhura, që do të ndihmojnë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të saj./E.T

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV