FOTO/ Shitet për 20 mijë euro kartivizita e Vladimir Putin e viteteve 1990

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kartvizitë e Vladimir Putin në fillim të karrierës së tij, e cila e cilëson Putinin si këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare të presidentit të Këshillit të Deputetëve Popullorë të qytetit të Leningradit në vitet 1990 u shit me një shifër rekord prej 2 milionë rubla, më pak se 20 mijë euro, në një ankand elektronik sipas të dhënave të publikuara në faqen e ankandit, të cituar nga Ria Novosti.

Në kartëvizitë ishin shkruar disa numra telefoni në dorën e presidentit rus, siç specifikohet në prezantimin e shortit, raportojnë mediat e huaja.

Faqja e ankandit nuk dha informacion mbi blerësin që fitoi artikullin. Kjo nuk është hera e parë që kartat e biznesit të Putinit dalin në shitje.

Në vitin 2019, një kartëvizitë nga koha e tij si kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Zyrës së Presidentit, një pozicion që ai e mbajti nga viti 1991 deri në vitin 1996 doli në shitje për 2 milionë rubla.

Në një rast të mëparshëm, 950 mijë rubla u ofruan për një kartëvizitë 100% origjinale të Putinit nga koha kur ai punonte në këshillin e qytetit të Leningradit.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV