Këshilli Kombëtar i Diasporës: Festojmë arritjet e emigrantëve shqiptarë nëpër botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Kombëtar i Diasporës përmes një deklarate është shprehur se do mbetet një zë i fuqishëm dhe i paanshëm për sigurinë e drejtësisë ndaj shqiptarisë kudo në botë.

Gjithashtu është një arritje e madhe, ku emigrantët shqiptarë me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica ia kanë dalë të jenë të suksesshëm në botë dhe të japin kontributin e tyre të çmuar.

“Këshilli Koordinues i Diasporës me objektiv prioritar evidentimin e vlerave si dhe mbështetjen e vazhdueshme të diasporës shqiptare, do të mbetet zëri i fuqishëm e i paanshëm për sigurinë e drejtësisë ndaj Shqiptarisë kudo në botë. Ne festojmë arritjet e emigrantëve shqiptarë, të cilët me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica, ia kanë dalë të jenë të suksesshëm në botë dhe të japin kontributin e tyre të çmuar.

 

Kështu është edhe rasti i një emigranti me histori suksesi të padiskutuar, i cili është thirrur të shërbejë në postin e diplomatit që do duhet të vendosë ura të forta komunikimi mes Shqipërisë e Britanisë së Madhe, sidomos në çështjen madhore të emigracionit.

Uran Ferizi, akademik me një karrierë të shkëlqyer sa në Britani dhe në SHBA i përket atij grupi të komunitetit që sakrifikon pa hezitim të lejë mënjanë arritjet e tij në fushën profesionale për t’i shërbyer të dy vendeve ku është brumosur.

Me angazhimin e ri në sferën diplomatike, Z.Ferizi jo vetëm që merr përsipër rolin e përgjegjshëm të përfaqësimit të interesave kombëtare të Shqipërisë e shqiptarëve,  por njëkohësisht do të shërbejë në vendin ku iu ofruan shanset e edukimit e të kualifikimit, duke shpërblyer sot atdheun e tij të dytë, një detyrë që kontribuon në të mirën e dobishme të dy vendeve. Ne falenderojmë Britaninë e Madhe për faktin që një Britaniko-Shqiptar, me një bagazh të gjerë të botëkuptimit jo vetëm të komunitetit Shqiptar por edhe atij Britanik, është pranuar pa paragjykim të kryejë detyrën e tij.

Tipari më i mrekullueshëm i emigrantëve është dashuria dhe respektimi i thellë i të dy vendeve që u përkasin.

Së fundi, Këshilli Kooordinues i Diasporës mbështet dhe është krenar për të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë arritur të mbulojnë çdo fushë të jetës me ambasadorë të shkëlqyer në çdo kënd të botës. Ata shërbejnë si udhërrëfyes gjeneratash që do të vijojnë të transmetojnë vlerat tona më të larta kombëtare ndër breza”, thuhet në deklaratën e Këshilli Kombëtar i Diasporës.

Lexo edhe :  Nga “kaubojsi” te kandidati që hyri në listë me 2 telefonata, kë do të votojmë në 11 maj?

Gjithashtu është një arritje e madhe, ku emigrantët shqiptarë me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica ia kanë dalë të jenë të suksesshëm në botë dhe të japin kontributin e tyre të çmuar.

“Këshilli Koordinues i Diasporës me objektiv prioritar evidentimin e vlerave si dhe mbështetjen e vazhdueshme të diasporës shqiptare, do të mbetet zëri i fuqishëm e i paanshëm për sigurinë e drejtësisë ndaj Shqiptarisë kudo në botë. Ne festojmë arritjet e emigrantëve shqiptarë, të cilët me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica, ia kanë dalë të jenë të suksesshëm në botë dhe të japin kontributin e tyre të çmuar.

Kështu është edhe rasti i një emigranti me histori suksesi të padiskutuar, i cili është thirrur të shërbejë në postin e diplomatit që do duhet të vendosë ura të forta komunikimi mes Shqipërisë e Britanisë së Madhe, sidomos në çështjen madhore të emigracionit.

Uran Ferizi, akademik me një karrierë të shkëlqyer sa në Britani dhe në SHBA i përket atij grupi të komunitetit që sakrifikon pa hezitim të lejë mënjanë arritjet e tij në fushën profesionale për t’i shërbyer të dy vendeve ku është brumosur.

Me angazhimin e ri në sferën diplomatike, Z.Ferizi jo vetëm që merr përsipër rolin e përgjegjshëm të përfaqësimit të interesave kombëtare të Shqipërisë e shqiptarëve,  por njëkohësisht do të shërbejë në vendin ku iu ofruan shanset e edukimit e të kualifikimit, duke shpërblyer sot atdheun e tij të dytë, një detyrë që kontribuon në të mirën e dobishme të dy vendeve. Ne falenderojmë Britaninë e Madhe për faktin që një Britaniko-Shqiptar, me një bagazh të gjerë të botëkuptimit jo vetëm të komunitetit Shqiptar por edhe atij Britanik, është pranuar pa paragjykim të kryejë detyrën e tij.

Tipari më i mrekullueshëm i emigrantëve është dashuria dhe respektimi i thellë i të dy vendeve që u përkasin.

Së fundi, Këshilli Kooordinues i Diasporës mbështet dhe është krenar për të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë arritur të mbulojnë çdo fushë të jetës me ambasadorë të shkëlqyer në çdo kënd të botës. Ata shërbejnë si udhërrëfyes gjeneratash që do të vijojnë të transmetojnë vlerat tona më të larta kombëtare ndër breza”, thuhet në deklaratën e Këshilli Kombëtar i Diasporës./O.S

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV