Personazh kryesor në filmin fitues të Oscar, gjendet i vdekur aktori i “Parasite”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori koreano-jugor Lee Sun-kyun, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin fitues të çmimit Oscar Parasite, është gjetur i vdekur pas një vetëvrasje të mundshme në qendër të Seulit.

Policia gjeti trupin e aktorit, i cili ishte 48 vjeç, në një makinë pranë një parku të qytetit të mërkurën. Ata besojnë se Lee i dha fund jetës së tij. Policia tha më herët se kishte marrë një raport se ai ishte larguar nga shtëpia e tij pasi kishte shkruar një shënim.

Ai ishte nën hetim për përdorim të dyshuar të drogës që nga tetori. Trupi i Lee u dërgua në Spitalin Kombëtar Universitar të Seulit pasi policia gjeti makinën e tij pranë Waryong Park. Raportet thonë se familja e tij ka refuzuar një autopsi dhe ai do të varroset të premten.

Policia ka nisur një hetim për të përcaktuar detajet rreth vdekjes së tij, përfshirë kohën kur ai mbërriti në vendin e ngjarjes ku u gjet trupi i tij, si dhe kohën e vdekjes së tij./E.Ç

Të fundit

Grushti paqësor i shtetit në Katar: Hamad bin Khalifa Al Thani merr pushtetin nga i ati

27 qershor 1995 Më 27 qershor 1995, në një ngjarje të paprecedentë për Lindjen e Mesme, Sheiku Hamad bin Khalifa...

Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë, sa ishte magnituda

Lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndjerë sërish ditën e sotme në vendin tonë. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për dy tërmete, magnituda e të cilëve...

Studimi: Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht në aftësinë kritike të mendimit

Një studim i fundit nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT) ka ngritur shqetësime serioze mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në aftësinë kritike të...

Shifra alarmante, OKB: Prodhimi i kokainës u rrit me 34% në një vit

Prodhimi global i kokainës arriti një rekord të ri në vitin 2023, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC). Sipas të...

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha, pjesa më e madhe e tyre me origjinë emigrantësh

Ka gjithnjë e më shumë familje me tre ose më shumë fëmijë në Gjermani. Shumë prej tyre janë me origjinë emigrantësh. Në vitin 2024, 26%...

Lajme të tjera

Web TV