Si t’i japësh fund marrëdhënies me një mik/e, pa bërë drama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse po mendon t’i japësh fund marrëdhnies me një mik/e që nuk të do sinqerisht dhe është një person toksik në jetën tënde, vendos një taktikë dhe ndiqe me përpikmëri. Mund ta lësh miqësinë të zbehet derisa të marrë fund vetë, ose mund t’i japësh ti fund, njësoj si të ndahesh nga partneri.

Nëse e ke vendosur që do vësh rregulla të reja, mund të jesh një person specifik ose jo, varet nga dëshira dhe energjia jote. Mund të mos i kthesh mesazhet si gjithnjë, apo të dalësh sa më pak. Jeta jote do të ndryshojë dhe nëse miku/ja në fjalë do të përshtatet me këtë, është në dorën e tij/saj.

Ndërsa zbehja graduale është e përshtatshme për dy miq që duan të ndahen nga njëri-tjetri, sepse të dy po ecin në drejtime të ndryshme në jetët e tyre. Njëri shkruan më pak, pranon më pak për të dalë, po ashtu dhe tjetri. Rezultati është pa dhimbje.

Ndarja formale është pak më e komplikuar. Planifikoje ç’ke për t’i thënë më herët, që të mos bësh një bisedë impulsive dhe të mos lëndoheni.

Gjatë bisedës, kur të shpjegosh arsyet e “ndarjes”, përdor shpesh fjalën “unë”. Për shembull: “Unë kam ndryshuar” dhe “unë nuk kam më vullnetin ta mirëmbaj këtë shoqëri”. Nuk është ide e mirë të sulmosh mikun dhe t’ia përplasësh në fytyrë gjithë gjërat negative që mendon për të dhe gjestet që të kanë çuar në marrjen e këtij vendimi ekstrem.

Thjesht tregohu i/e sjellshëm/me dhe empatik/e, ashtu si do të doje të sillej miku me ty. Fundja, keni ndarë momente të bukura, të rëndësishme e të dhimbshme bashkë. Nuk ia vlen t’i hedhësh poshtë me ca fjalë të hidhura./E.Ç

Të fundit

Fitore e “dhunshme” në Holandë, Arsenal shkatërron PSV me shtatë gola

Arsenali turpëroi me 7 gola PSV-në në transfertë, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ve të...

Sfidë dhe gola spektakolar në Champions, Real Madrid triumfon në derbin ndaj Atleticos

Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin...

Disiplina nuk fal, zbulohen dënimet

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Egnatia është dënuar me gjobë, për...

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon,...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV