A ka një plan “B” marrëveshja për refugjatët me italinë? Ja si përgjigjet ministri Hasani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nuk ka një plan B, ne vazhdojmë me përgatitjet e detyrimeve të bazuar në marrëveshjen me Italinë për emigrantët”, kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani në një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, ministri Hasani ka deklaruar se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme duke vënë theksin dhe tek marrëdhëniet me Italinë dhe kontributetet që ka dhënë për shtetin dhe popullin shqiptar.

Një mesazh kishte edhe për gjykatat, që sipas tij të mos ndikohen nga emocionet politike, por të marrin vendimin më të mirë që ata gjykojnë.

Pyetje: Marrëveshja Shqipëri-Itali është pezulluar përkohësisht nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Në rast se Gjykata Kushtetuese do të vendosë përfundimisht rrëzimin e kësaj marrëveshje, a ka mundësi negociatash apo rinegociatash për të konceptuar një tjetër protokoll? A keni biseduar ju për këtë edhe me ministrin e Jashtëm, Tajani pak ditë më parë?

Igli Hasani: Nuk dua të komentoj vendimet e gjykatave. Gjykatat kanë detyrimin kushtetues dhe ligjor që të japin vendimet që ato gjykojnë si të arsyeshme. Marrëdhënia me Italinë është shumë e rëndësishme. Marrëveshja e nënshkruar midis 2 qeverive është një maksimum i të gjithë atij kontributi që shteti italian ka dhënë për shtetin shqiptar dhe për popullin shqiptar ndër vite. Është një angazhim serioz që ne tregojmë në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë duke përmbushur detyrimet e një vendi anëtar të BE-së dhe duke mos qenë ende një vend anëtar. Për asnjë moment nuk ka një plan B, ne vazhdojmë me përgatitjet përmbushëse të detyrimeve të bazuara në marrëveshje duke pritur që gjykata të shprehet në rastin më të parë me ato që ka për t’u shprehur. Shpresoj që gjykatat të mos ndikohen nga emocionet politike, por të marrin vendimin më të mirë që ata gjykojnë./e.t

Të fundit

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Lajme të tjera

Web TV