A mundet që periodat të shkaktojnë anemi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anemia prek qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinën tuaj. Hemoglobina është proteina në qelizat e kuqe të gjakut që mbart oksigjenin nga mushkëritë në të gjitha indet dhe organet në trupin. Anemia ka disa shkaqe të mundshme, njëra prej të cilave janë edhe periodat me shumë gjakderdhje.

Çfarë është anemia?

Anemia është çrregullimi më i zakonshëm i gjakut në të gjithë botën. Mund të jetë një gjendje e përkohshme ose afatgjatë, dhe simptomat mund të ndryshojnë në varësi të llojit të anemisë që keni dhe sa e rëndë është. Nëse keni anemi, nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut dhe hemoglobinë për të çuar oksigjenin që ju nevojitet në të gjitha indet dhe organet në trupin tuaj.

Hemoglobina është një proteinë që prodhohet nga palca e kockave dhe ruhet në qelizat e kuqe të gjakut. Detyra e saj është të transportojë oksigjenin nga mushkëritë tuaja në çdo pjesë të trupit tuaj përmes enëve të gjakut.

Anemia zakonisht ka tre shkaqe kryesore:

– humbja e gjakut
– prodhimi i pamjaftueshëm i qelizave të kuqe të gjakut
– një shkallë e lartë e shkatërrimit të qelizave të kuqe të gjakut

Lloji më i zakonshëm i anemisë është anemia nga mungesa e hekurit, e cila mund të zhvillohet nëse nuk keni hekur mjaftueshëm në trupin tuaj. Hekuri ju duhet për të bërë hemoglobinë. Anemia nga mungesa e hekurit është më e zakonshme tek gratë sesa tek burrat. Faktorët e rrezikut për anemi nga mungesa e hekurit tek gratë përfshijnë:

– perioda të rënda
– shtatzëni
– një dietë shumë e varfër në hekur, vitaminë B12 dhe folate
– kushte shëndetësore të tilla si gjendje kronike dhe sëmundje gjenetike

Si mund ta shkaktojnë anemitë menstruacionet tuaja?

Periodat e rënda, të njohura edhe si “menoragji”, prekin 1 në 5 çdo vit (të dhëna për SHBA). Kur humbni shumë gjak gjatë ciklit menstrual, mund të përfundoni duke humbur më shumë qeliza të kuqe të gjakut sesa mund të prodhojë trupi juaj. Kjo mund të zvogëlojë sasinë e hekurit në trup. Si rezultat, trupi do ta ketë më të vështirë për të bërë hemoglobinën që siç thamë, është e nevojshme për të mbartur oksigjenin në të gjithë trupin tuaj.

Lexo edhe :  Si të ulni kolesterolin duke konsumuar panxhar

Atëherë, si e dini nëse keni gjakderdhje të madhe menstruale? Simptomat e periodave të rënda përfshijnë:

– Duhet t’i ndryshoni tamponët (ose çarcafët e dyshekut) shumë shpesh dhe shpejt
– Ndonjëherë ju duhet mbrojtje e dyfishtë ose vishni dy palë të brendshme për më shumë siguri
– I ndërroni tamponët gjatë natës
– Cikli ju zgjat 7 ditë ose më shumë
– Copëza gjaku të mpiksur
– Gjatë ciklit, ndiheni shumë të dobëta dhe të lodhura
– S’jeni në gjendje të bënit gjëra, që do t’i bënit normalisht

Sidoqoftë, anemia nga gjakderdhja e madhe menstruale varet nga shumë faktorë, përfshirë dietën dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm. Marrja e mjaftueshme e hekurit dhe ushqyesve të tjerë në dietë mund të ndihmojë në parandalimin e anemisë nga mungesa e hekurit.

Nëse keni nivele të ulëta hekuri dhe hemoglobine në gjak, mund të vëreni simptomat e mëposhtme:

– lodhje
– dobësi
– gulçim
– lëkurë e zbehtë ose e verdhë
– marramendje
– dhimbje koke

Çfarë i shkakton periodat e rënda?

Periodat e rënda mund të shkaktohen nga çekuilibri në nivelet e hormoneve, veçanërisht progesteronit dhe estrogjenit. Shkaqe të tjera përfshijne: miomat e mitrës, endometrioza, problemet e ovulimit, ilaçe të caktuara etj.

Duhet të vizitoheni te një mjek nëse:

– Ndiheni të dobët, të lodhur dhe keni marrje mendsh gjatë ciklit
– Duhet të ndryshoni ose kufizoni aktivitetet tuaja të përditshme për shkak të periodave, lodhjes prej tyre
– Shpesh, periodat ju zgjasin më shumë se 7 ditë, si dhe shenjat e lartpërmendura për “periodat e rënda”

Mundësitë e trajtimit të anemisë nga mungesa e hekurit nga periodat varen nga shkaku i gjakderdhjes së rëndë. Mënyra më e mirë për të parandaluar aneminë nga mungesa e hekurit është t’i kushtoni vëmendje dietës suaj. Në veçanti, përpiquni të hani ushqime që janë burime të mira hekur, që ndihmojnë në përthithjen e hekurit, kufizoni kafeinën, kushtojini rëndësi pilulave të kalciumit etj.

Çfarë tjetër mund të shkaktojë anemi?

Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të anemisë, dhe secila mund të ketë shkaqe të ndryshme. Disa nga shkaqet më të zakonshme janë: marrja e ulët e hekurit, gjakderdhje e brendshme, shtatzëni, nivele të ulëta të vitaminës B12, gjenetika, sëmundje kronike etj./E.Ç

Të fundit

Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit!

Pas njoftimit të dhënë nga Ministria e Bujqësisë në lidhje me ngarkesa mandarinash të kthyera nga eksporti. Autoriteti Kombëtar...

Aksidentohet në fabrikën e prodhimit të vajit të ullirit, humb jetën 65-vjeçari

Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë. Viktima punonte në një fabrikë që prodhonte vaj ulliri në periferi të...

Festat e fundvitit/ Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të tregut

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin intensiv në terren të çmimeve të produkteve ushqimore të shportës gjatë periudhës së festave të...

Noka e shtyu me forcë, Shehaj: Atë që s’bëri PS, e bëri ish-kolegu im

Ndërsa Flamur Noka mbante fjalën në Kuvend, deputeti Agron Shehaj ishte live në Facebook. Noka e largoi me forcë Shehajn nga foltorja pasi po...

Amnistia e gjobave, Qefalia: Nuk ka asnjë efekt elektoral, e politizuar nga opozita

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se amnistia e gjobave për zonat rurale është politizuar nga opozita. I ftuar në një intervistë televizive, Qefalia...

Lajme të tjera

Web TV