Ja cilët janë 5 njerëzit më të pasur në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gati gjysma e të gjithë miliarderëve në botë janë më të varfër se një vit më parë.

Rënia e aksioneve dhe rritja e normave të interesit u përkthyen në një vit rënie për njerëzit më të pasur në botë. Në total, miliarderët e planetit tani kanë një vlerë prej 12.2 trilionë dollarësh, një rënie prej 500 miliardë dollarësh nga 12.7 trilionë dollarë në mars 2022. Bill Gates ka rënë nga Top 5 dhe renditet në vendin e gjashtë.

Bernard Arnault & familja e tij – 211 miliardë dollarë: Drejton perandorinë LVMH të 75 markave luksoze të modës dhe kozmetikës, duke përfshirë Louis Vuitton dhe Sephora.

Elon Musk – 180 miliardë dollarë: Ai bashkëthemeloi gjashtë kompani, duke përfshirë prodhuesin e makinave elektrike Tesla, prodhuesin e raketave SpaceX dhe tunelin nëntokësor Boring Company.

Jeff Bezos – 114 miliardë dollarë: Bezos themeloi gjigantin e tregtisë elektronike Amazon në vitin 1994.

Larry Ellison – 107 miliardë dollarë: Larry Ellison është kryetar, drejtor i teknologjisë dhe bashkëthemelues i gjigantit të softuerit Oracle, ku ai zotëron rreth 35% të aksioneve të kompanisë.

Warren Buffett – 106 miliardë dollarë: Një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Biznesmen, finantrop amerikan, Warren është i njohur për investimet nga bota e medias tek ato të pasurive të paluajtshme./E.Ç

Të fundit

Takimi me dyer të mbyllura! Lista për deputetë, çfarë kërkon Rama nga kryebashkiakët!

Para se të zyrtarizojë ekipin dhe programin e PS për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama për dy...

Kamala Harris në dilemë; të kandidojë për guvernatore apo presidencialet e 2028

Ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris po konsideron seriozisht një kandidim për guvernator të Kalifornisë – dhe i ka dhënë vetes një afat për të vendosur. Në një...

Nesër 8 Marsi, Veliaj: Transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur një nismë speciale për nënat, zonjat dhe vajzat...

Berisha thirrje për bojkot të mësimit, “shpërthen” Braçe: Duhet të kesh probleme mendore

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas apelit qesharak të Sali Berishës, i cili u bëri thirrje fëmijëve që të mos shkojnë por të...

Rënia e euros nxit qytetarët, bizneset zgjedhin kreditë në euro, qytetarët në lek

Kredia në euro shënoi një rritje të dukshme vitin e kaluar. Bizneset dominuan kërkesën për valutë të huaj, ndërkohë që konsumatorët konvertuan kreditë e...

Lajme të tjera

Web TV