Truku i thjeshtë për të shmangur kilogramët e tepërt të festave! Jo, nuk është dieta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festat e fundvitit janë një periudhë që tradicionalisht përbëhet nga shumë ushqime. Në këtë periudhë të vitit, të gjithë ne devijojmë pak a shumë nga dieta jonë e përditshme.

Gjatë pushimeve shijojmë vakte të bollshme, ndërsa e nesërmja na gjen në garë, duke u përpjekur të humbim kilogramët e fituar.

Por sipas hulumtimeve të reja, ekziston një mënyrë për të shmangur këtë “kurth” të zakonshëm të pushimeve.
Si t’i shmangni kilogramët e tepërt të pushimeve?

Një studim i ri i botuar në Obesity sugjeron që ne të marrim një minutë çdo ditë për t’u peshuar. Siç argumentojnë ata, kjo është e vetmja lëvizje që duhet të bëjmë për të qëndruar larg peshës së tepërt që zakonisht rezulton nga sezoni i festave.

Në studimin përkatës, të kryer në Universitetin e Gjeorgjisë, një grup eksperimental peshonte veten çdo ditë për 14 javë, duke filluar para sezonit të festave në nëntor 2018 dhe duke u ndalur pas pushimeve.

Pjesëmarrësit përdorën peshore universitare, të cilat jepnin informacion shtesë mbi luhatjet e peshës si dhe qëllimet. Pjesëmarrësve iu kërkua të bënin më të mirën për të mos shtuar peshë, por nuk iu dhanë udhëzime të mëtejshme se si të shmangnin shtimin në peshë.

Një grup kontrolli, pjesëmarrësit e të cilit nuk peshoheshin çdo ditë, gjithashtu mori pjesë në studim gjatë të njëjtës periudhë kohore. Në anketë morën pjesë gjithsej 111 të rritur, të moshës 18-65 vjeç.

Në përfundim të periudhës së hulumtimit, u zbulua se pjesëmarrësit që peshonin veten çdo ditë kishin shmangur me sukses shtimin e peshës gjatë pushimeve, madje disa arritën të humbnin disa kilogramë. Në të kundërt, pjesëmarrësit që nuk peshonin veten çdo ditë shtuan në peshë.

Lexo edhe :  Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Studiuesit spekulojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj luhatjeve të peshës dhe sigurimi i një qëllimi vizual çdo ditë i motivonte pjesëmarrësit të qëndronin të përkushtuar ndaj dietës së tyre.

Sipas studiueses Michelle vanDellen, profesoreshë e asociuar e psikologjisë, këto rezultate vërtetojnë më tej teorinë se njerëzit motivohen kur përballen me shenja specifike të ndryshimeve në trupin e tyre, pamjen, performancën dhe më shumë./   S.M

Të fundit

Shtatzënia është një udhëtim ndërgalaktik në një monolog poetik solo

Recension Monologu imagjinativ i Indra Wilson është një eksplorim prekës i dhimbjes dhe shpresës përmes udhëtimit në hapësirë Mark Fisher Nëse ndonjëherë...

Pas fushatës nga e djathta ekstreme, DASH ndalon vizat për fëmijët e plagosur të Gazës

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të shtunën se do të ndalojë lëshimin e vizave për fëmijët nga Gaza që kanë nevojë të dëshpëruar për...

Ja dokumentet e klasifikuara nga samiti i Alaskës që u harruan në hotel

okumentet e Departamentit të Shtetit përmbajnë detaje të sakta të kohës dhe vendndodhjes për fazat e ndryshme të takimit dypalësh. Ato përmbajnë gjithashtu numra...

Rekord vizitorësh në Butrint! Mbi 44 mijë vizitorë vetëm gjatë korrikut

Parku Kombëtar i Butrintit po mirëpret gjatë muajve të verës një numër të lartë turistësh nga vende të ndryshme të botës. Gjatë ditëve të...

Mbeti e bllokuar në ‘Gjirin e Filikurit’, policia shpëton turisten çeke

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Himarë, i erdhën në ndihmë një turisteje çeke, e cila kishte mbetur e bllokuar në...

Lajme të tjera

Web TV