Bombardimet e Rusis ndaj Ukrainës,reagon Hasani:Sulme të pa kuptimta e të pajustifikuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka dënuar ashpër sulmet më të fundit që Rusia bëri në Ukrainë, duke lënë disa persona të vdekur.

Me anë të një postimi në “X”, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, shprehu se raketat kishin në shënjestër infrastrukturën civile.

“Sot Ukraina u përball me sulmin më të ashpër ajror rus deri më tani. Raketat dhe dronët e panumërt shënjestruan pamëshirshëm infrastrukturën civile, duke shkaktuar shkatërrime të pakuptueshme dhe humbje tragjike të jetëve të pafajshëm. Shqipëria dënon ashpër këto sulme të pakuptimta dhe të pajustifikuara nga Rusia”, shkroi Hasani.

 

Gjatë ditës së sotme qytete të ndryshme në Ukrainë janë sulmuar nga raketat dhe dronët rusë në një valë goditjesh me ashpërsinë më të madhe që trondit vendin e munduar nga lufta, pikërisht kur pjesa tjetër e botës është e përfshirë nga atmosfera festive e fundvitit.

Dymbëdhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në të gjithë Ukrainën, thonë zyrtarët që pohojnë se për fat të keq, bilanci i viktimave pritet të rritet akoma edhe më shumë. Forcat ajrore të Ukrainës pohuan se nuk “kishin parë kurrë kaq shumë vendndodhje të shënjestroheshin në të njëjtën kohë”.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV