Ende nuk është zbardhur motivi/ Priten arrestime të reja për vrasjen e Liridona Ademajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtor i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke theksuar se procesi hetimor vazhdon në disa faza.

Hoxha ka thënë se mbetet të zbulohet motivi i vrasjes dhe se për këtë gjë janë duke u hetuar disa pista. Ai ka thënë se s’mund të flasë asgjë për motivin, derisa nuk dihet motivi.

“Procesi hetimor vazhdon në disa faza. Policia në këtë rast është treguar shumë efikase dhe profesionale. Në afat rekord ka sqaruar vrasjen dhe të arrestojë personat e involvuar në këtë rast. Mbetet të zbulohet për motivin e kësaj vrasje. Jemi duke hetuar disa pista, por s’mund të bëjë publike derisa të kemi të kristalizuar motivin”, ka thënë Hoxha në FRONTAL.

Kreu i Policisë së Kosovës ka thënë se brenda policisë ka hetues që kanë një përvojë shumë të madhe dhe se qysh në momentet e para kur ka ndodhur rasti i vrasjes së Liridonës, kanë dyshuar se diçka nuk është në rregull.

 

 

Hoxha ka thënë se sqarimet që janë dhënë nga Naim Murseli dhe personat e tjerë s’kanë qenë bindëse.

“Policia e Kosovës ka arritur nivel të lartë profesional. Edhe policët hetues që punojnë kohë të gjatë dhe kanë përvojë në hetim. Qysh në momentet e para, kemi pasur indicie që diçka nuk është në rregull. Nuk mjaftohemi me indicie, u dasht të sigurojmë prova për ta arrestuar dikë. Rasti u raportua që ka qenë grabitje. Sqarimet që janë dhënë nga vetë ai dhe nga personat tjerë s’kanë qenë bindesë për ne dhe kemi nxjerrë të gjitha faktet dhe dëshmitë. Është ekzaminu gjithë procesi, kamerat që kanë shpi deri në atë lokacion ku është kryera vrasja”, ka thënë Hoxha.

Lexo edhe :  Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

I pyetur nëse është kapur nga kamerat e sigurisë momenti i vrasjes së Liridonës, Hoxha ka thënë se në vendin ku ka ndodhur krimi nuk ka kamera.

“Momenti i vrasjes s’është i fokusuar. Ka qenë një zonë që s’është kapur nga kamerat”, ka thënë ai.

I pyetur për fatin e telefonit të Liridona Ademajt, Hoxha ka thënë se s’i di të gjitha detajet, por ka thënë se përmes telefonave të konfiskuar është arritur që të lidhen të gjithë personat e dyshuar për vrasjen.

“Nuk mund t’i të gjitha detajet. Por përmes dëshmive të marra nga telefonat, kemi arritur të lidhim të gjithë personat e dyshuar më këtë vrasje. Telefonat e konfiskuar po ekzaminohen nga forenzika”, ka potencuar Drejtori Hoxha.

I pyetur për arresitme të reja të mundshme për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Hoxha ka thënë se s’përjashtohen dhe se ende s’ka përfunduar e tëra.

“Nuk kanë përfunduar arrestimet, kjo varet nga zhvillimet tjera që mund të dalin. S’mund të paragjykoj nëse do të ketë apo s’do të ketë. Mirëpo kjo nuk është e tëra edhe pse është sqaruar pothuajse e gjitha”, ka thënë Hoxha./e.t

Të fundit

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

Lajme të tjera

Web TV