Arrest shtëpie për Berishën, Spartak Ngjela: Mirë ia bënë, fyeu gjykatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela e quajti të drejtë vendimin e GJKKO-së për të pranuar kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha në hetim për aferën e privatizimi të ish kompleksit Partizani

“Kush është ky që nuk pyet gjykatën? As monarkët nuk janë sjellur kështu. Mirë ia bënë! Injorant njeri pa asnjë koncept shtetëror. Fyeu gjykatën. Të shkonte të mbrohej në gjykatë. Nëse GJKKO nuk do e bentë do shkelte ligjin gjykata. Si të shkelte ligjin gjykata?! tha Ngjela në një intervistë me median.

Ngjela jep dy argumente pse iu dha arrest shtëpie me policë.

“Arrest shtëpie do të thotë bllokimi në shtëpi me policë.  Kjo ka dy arsye. Nuk e lejon të vijojë që të mos ketë jetë sociale sic e kërkon vendimi por dhe e mbron se mos kërkojnë ta vrasin. Ku e dimë ne se ku i ka kundërshtarët Berisha.”

Më tej avokat Ngjela nënvizon se nëse nuk do të vepronte me forcimin e masës së sigurisë SPAK do të shkelte vetë ligjin ndërsa kujton se Berishën e kanë braktisur pasi nuk të përkrah njeri nëse akuzohesh për korrupsion.

Berisha prezumohet i pafajshëm por është i arrestuar se shkeli ligjin, fakti që nuk pranoi marrjen e pyetjeve nga prokurorët mudn të quhet dhe delirant. Nuk iu paraqit pyetjeve, çdo të bënte SPAK? Nëse nuk do të vepronte kështu SPAK bënin ata shkelje ligji. Ky është shteti mësohuni! Nëse mendohej se do të bënte revolucion kjo është ëndërr. Nuk e kuptoj mosbindjen civile. Unë di bindjen ndaj ligjit. Po ka mosbindje ndaj ligjit futet në burg. Nuk ka pasur përkrahje popullore. Nuk të përkrah njeri nëse akuzohesh për korrupsion” tha Ngjela për median./O.S

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV