‘SkyECC dhe EncroChat’, Përfundon plotësimi i formularëve të vetëdeklarimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË– Ka përfunduar procesi i dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” nga Policia e Shtetit. Procesi i vetëdeklarimit ka përfunduar katër ditë para afatit të fundit, që ishte vendosur data 4 janar 2024.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se asnjë punonjës nga e gjithë struktura e policisë nuk ka pranuar që të ketë pasur në përdorim aplikacionet “SkyECC” dhe “EncroChat” që përdoren edhe nga grupet kriminale. Të njëjtat burime thonë se të gjithë formularët do t’i nënshtrohen një analizimi të plotë në vijim.

Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar plotësimit të këtij formulari, por ata kanë mohuar të kenë përdorur më herët aplikacionet që po tronditin botën e krimit, “SkyECC” dhe “EncroChat”.

Ndonëse policët kanë deklaruar se nuk i kanë përdorur këto aplikacione, në rast se instancat vërtetojnë se kanë qenë të regjistruar në këto dy aplikacione, pavarësisht arsyes, policëve do ;iu kushtojë detyrën pasi do të përjashtohen menjëherë nga struktura./O.S

Të fundit

Kur detyrat kushtetuese dhe publike përdoren si pronë private

Endri Kajsiu Pse mungoi kryeprokurori në prezantimin e draftit të kodit të ri penal dhe heshtja e çuditshme e organit...

Zjarret djegin banesa/ Evakuohen banorë dhe pushues në Borsh, aktive vatrat në Prespë

Perkeqesohet situata me zjarret në jug të vendit. Në Borsh flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme...

Hulk Hogan, legjenda e muskujve që kaloi nga ringu në kinematografi

Nga Leonard Veizi I gjatë, i fuqishëm, me një buzëqeshje prej gladiatori dhe mustaqe të verdha që nuk e tradhtonin dot personalitetin ekstravagant – Hulk...

Dhunoi kamarierin në Vlorë për një shishe ujë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë

Ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare në Dibër, Ardian Isufi është pezulluar nga detyra, për shkak të përfshirjes së tij...

Analiza/ Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjatë, presidenti francez deklaroi se vendi i tij do...

Lajme të tjera

Web TV