29 mijë profesionistë të lirë do tatohen në 2024, opozita kundër:Do detyrohen të emigrojn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim. Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.

Për Partinë Demokratike kjo është goditje ndaj shtresës më vitale të shoqërisë, e që për rrjedhojë do të sjellë rritje të çmimit të shërbimeve, reduktim të investimeve të planifikuara e më pak vende të reja pune.

“Me tatimin e ri ndaj profesioneve të lira, qeveria socialiste po inkurajon mbylljen dhe largimin e tyre.  Ky tatim dëmton konkurencën e lirë në treg, pasi krijon pabarazi në kushtet e të bërit biznesi, ku biznesi i vogël ka 0 tatim dhe nga ana tjetër ku oligarkët e qeverisë tatohen disa herë më pak për dividentin”, tha në një reagim në rrjetet sociale nënkryetarja e PD Oriola Pampuri.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Partia e Lirisë. Sipas deputetes Erisa Xhixho, vendosja e kësaj takes do t’i detyrojë shumë prej ofruesve të këtyre shërbimeve të marrin rrugën e emigrimit.

‘Vendosja e kësaj takse në kulmin e krizës së çmimeve do t’i detyrojë shumë prej ofruesve të këtyre shërbimeve të marrin rrugën e emigrimit. Përfitimi i qeverisë nga ky taksim do të arrijë plot 2 miliard lekë ose 20 milion dollarë. Këto para do të shkojnë në xhepat e klientëve të qeverisë, për koncesione e inceneratorë që nuk kanë punuar një ditë të vetme.

Qytetarët shqiptarë nuk mund të paguajnë sa herë qeverisë nuk i dalin llogaritë dhe i duhen para për të mbyllur aferat e saj. Partia e Lirisë është e bindur se një sistem taksimi i pabarabartë dhe i pandershëm, në kushtet e krizës, kur qeveria duhet të mbështesë e jo të vjelë më shumë taksa, është arsyeja e mungesës së stabilitetit dhe të garancisë për të ardhmen si dhe mungesës së investimeve të huaja.’- tha Xhixho.

Lexo edhe :  Pensionet, u njihen vitet e punës para 1993 atyre që ju zhdukën dokumentet

Lista për profesionet e lira u miratua pak javë më parë me vendimin e Këshillit të Ministrave. Lista është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione. Në këtë listë futet fotografi, videograf, prodhues të programeve, regjistrues të audiove për muzikë, aktivitete të IT, siguruesit, financier, ndërmjetësues financiar, prodhues filmash, vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, juriste, avokatë, kontabiliste, arkitekt, agjenci që merren me sondazhe, me reklama, shërbimet veteriner, shërbimet e dhënies me qira të makinave, dheniet me qira të sendeve të tjera, agjencitë e punësimit, agjencitë e udhëtimit, sigurimi i burimeve njerëzore operatorë turistikë, administrim zyrash, call center, organizator eventesh, konferencash, arsimtarë, mjekë, dentistë, mjek të specializuar, qendra të kujdesit shëndetësor për të moshuarit, qendrat e kujdesit për të prapambetur mendor, infermier, aktivitetet sportive, krijuese, shplodhese, aktivitetet e argëtimit./O.S

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV