Ky është organi që moshohet më shumë gjatë dimrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me dimrin, vijnë edhe plot kërcënime, sidomos për lëkurën dhe trupin! Temperaturat e ulta, ajri i ftohtë, dalja jashtë shtëpisë qoftë edhe për një blerje në dyqan duket shpesh si një betejë e vështirë.

Pavarësisht veshjeve të ngrohta nga palltot, dorezat dhe te çizmet, ekziston një pjesë e trupit tuaj që mund të ekspozohet ndaj elementeve të ashpra të muajve të ftohtë dhe kjo është fytyra. Duket se nuk janë vetëm muajt me diell të verës që bëjnë namin në lëkurën tuaj; dimri mund të jetë i ashpër edhe për lëkurën tonë. Moti i ftohtë dhe rënia e niveleve të lagështisë çon në një lëkurë të thatë që nuk është në gjendje të mbajë lagështinë. Kjo është edhe arsyeja pse lëkura juaj bëhet më e ashpër në dimër.

Lëkura e thatë dhe e plasaritur do të thotë njëherësh që erudhat e imta do të bëhen më të dukshme. Të themi të vërtetën, nuk është vetëm lëkura e fytyrës që ndikohet nga ndryshimi i motit, edhe zona të tjera të trupit si duart dhe këmbët duan shumë kujdes. Përveç motit dhe temperaturave të ulta në dimër, disa nga zakonet e jetesës gjatë gjatë këtij sezoni ndikojnë në moshimin e lëkurës.

Dimri është sinonim i festave për shumicën e njerëzve. Kjo jo vetëm që do të thotë ushqime me sheqer që mund të çojnë në plakje të parakohshme të lëkurës, por edhe konsumim të alkoolit që dehidraton më tej lëkurën e thatë.

Sipas dermatologes Jennifer Peterson, një shqetësim tjetër në muajt e dimrit ka të bëjë me sapunët që përdorni dhe veshjet e trasha që duhen për të përballuar të ftohtin. Lëkura që tashmë e ka të vështirë të mbajë lagështinë për shkak të temperaturës së ftohtë mund të irritohet nga sapunët, leshi dhe veshje të tjera me teksturë të ashpër.

Lexo edhe :  Pse gjumi i pasdites nuk duhet të kalojë 40 minuta

Çfarë duhet të bëjmë? Përveç kujdesit të asaj që hani dhe pini gjatë dimrit, kujdesuni edhe për teksturën e veshjeve, sapunin që përdorni etj./E.Ç

Të fundit

Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

Veshjet e përdorura, që sikur shiteshin me ulje nëpër dyqanet e bamirësisë, tani kanë hyrë në modë, shkruan The...

Sot heshtje zgjedhore! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur...

Mbyllet fushata/ Rama dhe Berisha të bindur në fitore, prova e madhe më 11 maj

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha mbajtën takimet përbyllëse të fushatës në të njëjtën kohë. Rama ironizoi kundërshtarët, duke vijuar me...

HOROSKOPI i ditës së shtunë, 10 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Në dashuri, kini kujdes sepse tensionet mund të rikthehen në çift. Ruani qetësinë dhe përpiquni t’i përballoni problemet me qetësi. Në punë,...

Lajme të tjera

Web TV