Jam shumë e lumtur që nuk je ekonomist!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Irena Beqiraj

E kisha shumë të vështirë të zgjidhja një televizor ! Sado e cudicme të duket, në shumëllojshmërinë e karteristikave të televizorëve HDMI, LCD, OLED, UHD, LED, QLED , 4K , 8K apo përcaktime të tjera që nuk i mbaj mend, ishte shumë e vështirë të dalloje ndryshimet midis tyre, madje dhe shitësit e kishin shpesh të vështirë të shpjegonin me pak fjalë ndryshimet apo përfitimet shtesë teksa kalonin nga njëri model tek tjetri. E vetmja gjë që ishte e qartë ishte rritja gati 2 apo 3 fish në cmim. Nga cmimi mund të merrje me mend apo të nënkuptoje që një QLED edhe 8K kishte cilësi më të mirë të imazhit edhe ngjyra më bukura sesa një LED apo një 4K.

Për një ekonomist zgjedhje e mirë është padyshim zgjedhja më racionale. Inovacionet e reja zhvillohen shpejt duke ofruar opsione më të përmirësuara për konsumatorët. Por megjithatë, ndërsa teknologjia maturohet, përfitimet shtësë bëhën më të vogla por dhe më të shtrenjta për tu arritur duke i bërë risitë tekonologjike shpesh jo racionale. Zvogëlimi i përftimeve shtesë dhe rritja e kostove shtesë ngre pyetjen më torturuese për një ekonomist – ku ia vlen të ndalem në kërkimin tim drejt më të përparuarës?

Teksa rrotullohesha nga një model tek tjetri mendoja:

Një person i stërvitur mund të vrapojë me rreth 20 km/orë. Me anë të një bicikletë mund të ecë me 37 km/ orë. Makinat mund të ecin me shpejtësi 200 km/h ose më shumë, por për arsye praktike kufizimet e shpejtësisë nuk na lejojnë ta kalojmë shpejtësinë 100 km/orë. Vëllezërit Wright shpikën një mjet transporti edhe më të shpejtë aeroplanin, dhe tani njërzit lëvizim me shpejtësi 900 km/h.

Lexo edhe :  Partiçkat

Edhe pse përdorimi i këtyre mjeteve në transport çoi në një reduktim të madh të kohës së udhëtimit, përmirësimi shtesë duke kaluar nga njëri opsion tek tjetri vjen duke renë . Për të përshkruar 10 km një personi normal mund t’i duhen rreth 30 minuta. Nëse do të përdorte bicikletën rreth 13 minuta, ndërsa me makinë do ti duhen 7 minuta , (duke supozuar se nuk do të duhej të dilte nga garazhi apo të parkonte ), ndërsa përdorimi i avionit për 10 km nuk është një opsion i vlefshëm edhe i mundëshëm . Në terma absolutë, përfitimi më i madh në rastin e distancave të shkurtra vjen nga përdorimi i bicikletës .Padyshim që nëse përdorim makinën do të ecnimin më shpejt por kursimi i kohës duke ecur më shpejt në këto distanca nuk do të ishte i mjaftueshëm për të justifikuar investimin e kërkuar për makinën.

Tek cili model fillonin të zvogëloheshin përfitimet shtesë për televizorin? Tek cili model fillonte kufizimi i dobishmërisë të inovacionit ? Ku duhet të ndaleshim e të mos kërkonim versionin më të përparuar, pasi kostot shtesë të tij tejkalonin përfitimet shtesë ?

E përhumbur në këto pyetje, por e hutuar nga imazhet shumëgjyrëshe të televizorëve të reklamuar, të cilët me kalimin e minutave filluan të më dukeshin të gjithë njësoj , ku të vetmit elementë dallues mbetën madhësia e ekranit dhe kuptohet cmimi, “hoqa dorë” nga pjesëmarrja në këtë vendim-marrje.
Ndërkohë bashkëshorti im inxhinier e kishte bërë zgjedhjen e tij. Iren, -më drejtohet qetesisht – Ky model është për ne ! Si menodon ?

Mendoj që jam shumë e lumtur që nuk je ekonomist- ju pergjigja!

Të fundit

Lajmi i fundit: Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një 61-vjeçar, shtetasi Piro Prroni është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në zonën e Shalës në Shkodër. Përmes...

Ylli Pata: Përdorimi i Ringjalljes si ‘Rikthimi i Përbindëshit’

Ylli Manjani, në një shënim të tijin, ironizoi stilistikën e Fatmir Mediut që sheh ringjalljen e Krishtit tek Sali Berisha, duke përdorur metaforën e...

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të...

Petro Koçi: Kur martohet nevoja politike me iluzionin mendor

Nevoja ulëritëse e opozitës për t'u ringjallur është shpalosur këto ditë me një blasfemi po aq ulëritëse. E kryqëzuan Jezu Krishtin moralisht duke e krahasuar...

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit të BE. Giorgia Meloni shprehet...

Lajme të tjera

Web TV