Rrogeçët, tradita e lashtë pagane që jetësohet në Korçë, Mehmeti:Ky aktivitet tregon …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe këtë fillim viti rituali i lëvizjes së Rrogeçëve në zonën e Maliqit solli për komunitetin një tjetër atmosferë gjallëruese pas festave të fundvitit.

Karnavalet me kostume popullore dhe veshje që vijnë nga lëkura e dhisë, disa me maska e me armë të improvizuara në duar, kanë marshuar në të gjitha rrugët e fshatit, në biznese dhe banesa të Pojanit.

Personazhet e përfshirë janë nusja, dhëndri, plaku dhe plaka, ujku, ariu të cilët mbajnë këmborë të bagëtive që tringëllojnë gjatë gjithë ritit dhe e gjitha kjo është simbol i përcjelljes së mirësisë. Fabula e gjithë organizimit është trembja e së keqes dhe fillimi i jetës së re.

Profesor Neshat Mehmeti nga Tetova, i cili e organizon këtë aktivitet edhe në zonat Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, tha se evente të tilla tregojnë se sa të moçëm jemi si komb.

“Na tregojnë sa të lashtë dhe të motçëm jemi në këto troje. Na çojnë në rrënjët tona Iliro-pezallge. Krahasuar me karnavalet tona, dhe pse janë në një distancë të largët, për nga përmbajtja dhe struktura kanë shumë ngjashmëri”,- është shprehur Mehmeti.

Të quajtur ndryshe arapët e Pojanit, ky organizim është një traditë e lashtë, i ndaluar gjatë kohës së komunizmit, por i rikthyer sërish në vitet 90-të./O.S

Të fundit

Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë...

Temperaturat ekstreme “rrëzojnë” mijëra shqiptarë/ Urgjenca në alarm të vazhdueshëm

Mbi 100 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu,...

“Përvëlohet” veriu/ Vendet nordike regjistrojnë temperatura alarmante

Një valë e paprecedentë të nxehti ka përfshirë vendet nordike, duke përmbysur perceptimin e gjatë se klima në këto rajone mbetet e freskët dhe...

‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

Faqja zyrtare e Sunny Hill ka ndarë një moment epik pas performancës së Dua Lipës në Prishtinë, duke e përshkruar koncertin si një përvojë...

Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe familja e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N.H. dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë marrë lëndime trupore si...

Lajme të tjera

Web TV