Një mesazh nga Tarkovsky për të rinjtë: Mësohuni me vetminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetmia është ndoshta ushtrimi më i natyrshëm që kemi në dispozicion. Pikërisht atëherë arrijmë të kultivojmë disa nga gjendjet më ushqyese për mendjen dhe shpirtin, kur përjetojmë stuhitë më thelbësore dhe qetësinë më ngushëlluese.

E praktikuar në mënyrë të shëndetshme, vetmia është një mjet i shkëlqyer. Dialogu ynë i brendshëm merr nuanca të veçanta dhe ne jemi të detyruar të përballemi me vetveten, zbulohemi pa ndërmjetës.

Megjithatë, në shumë kontekste ajo përbuzet, dyshohet apo edhe frikësohet; shmanget me çdo kusht dhe shoqërohet me disfatë ose mërzi sociale. Dhe kjo neveri kulturore ndaj vetmisë përfundon duke privuar miliona njerëz nga përfitimet dhe shijimi i përfitimeve që vetëm ajo ofron.

Kur regjisori dhe skenaristi rus Andrei Tarkovsky u pyet në një intervistë se “Çfarë do të dëshironit t’u thoni të rinjve?”, ai u përgjigj se këshilla e tij kryesore do të ishte të mësonin të kultivonin vetminë:

“Nuk e di, mendoj se do të doja t’u thosha të mësojnë të jenë vetëm dhe të përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë me veten e tyre. Më duket se një nga dështimet e të rinjve është se ata përpiqen të mblidhen rreth ngjarjeve që janë të zhurmshme, pothuajse agresive. Për mendimin tim, kjo dëshirë për t’u bashkuar, për të mos u ndjerë vetëm është një simptomë fatkeqe.

Çdo person duhet të mësojë që nga fëmijëria se si të kalojë kohë me veten. Kjo nuk do të thotë që njeriu duhet të jetë i vetmuar, por që nuk duhet të mërzitet me veten, sepse njerëzit që mërziten në shoqërinë e tyre më duken se janë në rrezik për sa i përket vetëvlerësimit.”/E.Ç

Të fundit

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti...

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Lajme të tjera

Web TV