Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi dorëheqjen nga detyra. Vendimi në fjalë vjen teksa mandati i tij skadonte në fund të nëntorit.

Vendimi i tij ka shkaktuar polemika në radhët e krerëve të qeverive evropiane, pasi një largim i tillë do të rrezikonte që roli të binte përkohësisht në duart e kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orban. Kujtojmë se Hungaria do të marrë presidencën 6-mujore të radhës të bllokut me 27 anëtarë më 1 korrikun e ardhshëm.

Sakaq, zgjedhjet e Parlamentit Evropian janë planifikuar për qershor. Ai pritet të udhëheqë listën e Partisë Liberale të Lëvizjes Reformiste. “Është përgjegjësia ime të jap llogari për punën time këto vitet e fundit dhe të propozoj një projekt për të ardhmen e Evropës. Kjo do të thotë se unë do të vazhdoja punën time si president i Këshillit Evropian derisa të betohesha eurodeputet në 16 korrik.”, tha ai. Michel ka shërbyer si president i Këshillit Evropian, grupi i liderëve qeveritarë të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), që nga fundi i vitit 2019. Para përgjegjësive të tij në BE, ai shërbeu si Kryeministër i Belgjikës./O.S