Si të eliminoni dhjamosjen në zona të ndryshme të trupit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur lexon për dhjamin në trup, menjëherë të vjen ndërmend mbipesha, kolesteroli i lartë dhe sëmundje të tjera kronike. Shëndoshja e trupit vjen me shpërndarjen proporcionale ose jo të dhjamit. Ka njerëz që kur shëndoshen, ndryshojnë në çdo zonë të trupit dhe ka të tjerë që vënë dhjamë vetëm në një zonë të caktuar të tij.

Dhjamosja e të gjithë trupit
Një gjë e tillë ndodh kur njeriu konsumon më shumë ushqim se sasia e kalorive të djegura. Mënyra më e mirë për të eliminuar dhjamin e tepërt është të kryeni ushtrime aerobie ose të ecni sa më shumë dhe të mos hani më ëmbëlsira. Mundohuni të pini sa më shumë ujë me limon, nëse nuk keni probleme me aciditetin e stomakut.

Dhjamë në pjesën e poshtme të barkut
Sipas të dhënave, një shëndoshje e tillë zakonisht ndodh si pasojë e stresit, depresionit dhe ankthit. Të treja këto probleme shkaktojnë akumulim të tepërt të yndyrës në këtë zonë të trupit. Për pasojë, ju duhet të përpiqeni të jini më të qetë që trupi të mos prodhojë hormonin e stresit, kortizolin që shkakton akumulim të yndyrës në trup. Ushtrimet e frymëmarrjes dhe pirja çdo ditë e çajit jeshil është një mënyrë e mirë për t’u qetësuar. Po ashtu edhe ujë me limon.

Dhjamë në pjesën e poshtme të trupit
Shëndoshja në pjesën e poshtme të trupit, kryesisht në pjesën e kofshëve vjen nga konsumi i tepërt i glutenit në ushqimet që hani çdo ditë. Për tu dobësuar në këtë zonë, rekomandohet të zgjidhni ushqime pa gluten, të ngjisni më shumë shkallë dhe të kryeni aktivitet intensiv fizik për këtë zonë të trupit.

Lexo edhe :  Pija më virale e momentit, gjithçka që duhet të dini për Matcha

Barku i fryrë
Fryrja e barkut nga dhjami vjen kryesisht si pasojë e alkolit. Për të zgjidhur këtë problem, duhet të pakësoni sasinë e tij dhe të hani më pak.

Shëndoshja nga ijet e poshtë
Akumulimi i yndyrës në këtë zonë të trupit kryesisht ndodh tek gratë që janë shtatzënë. Ato duhet të pakësojnë sasinë e ushqimeve që kanë shumë kripë dhe të lëvizin më shpesh. Për më tepër, ato nuk duhet të qëndrojnë pa lëvizur për më shumë se 30 minuta.

Shëndoshja e belit dhe shpinës
Akumulimi i dhjamit në këtë zonë ndodh si pasojë e mungesës së lëvizjes. Sigurohuni që të kryeni aktivitet fizik, të flini mjaftueshëm dhe të konsumoni më shumë fibër. Ajo që duhet të mbani mend është se pavarësisht vendndodhjes së dhjamit, ju duhet të lëvizni sa më shumë dhe të ushqeheni shëndetshëm./E.Ç

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV