Vdekja e Bedrie Lokës, lihet në burg bashkëshorti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori i çështjes së vetëvrasjes së Bedrie Lokës ka deklaruar se ndalimi i bashkëshortit të saj, Xhemal Lokës, është i ligjshëm dhe kërkoi masën e sigurisë arrest me burg, pasi konsiderohet person me rrezikshmëri.

Gjyqtari Paulin Çera e vleftësoi të ligjshëm arrestin dhe caktoi masën e sigurisë arrest në burg për të.

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe në më shumë se një rast e ka kërcënuar me vdekje dhe në prani të fëmijëve.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Pas arrestimit Loka ka deklaruar se bashkëshortja u vetëvra për shkak se nuk përballoi bullizmin në rrjetin social TikTok.

Por dëshmitë e fëmijëve dhe pretendimet e familjarëve të viktimës, si dhe videot e gjetura në celularin e të arrestuarit konsiderohen prova për dhunën e vazhdueshme që ushtrohej ndaj 41-vjeçares, e cila përballej prej një viti dhe me thashethemnajën e nxitur kundër saj përmes shpërndarjes së fotove me fyerje në rrjetin social./O.S

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV