Prokuroria e Milanos nis zyrtarisht hetimet për Chiara Ferragni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një hetim për mashtrim ndaj influencueses Chiara Ferragni dhe Alessandra Balocco, pronare e një kompanie që prodhon ëmbëlsirën e njohur tradicionale të Krishtlindjeve, “panetone”, ka nisur prokuroria e Milanos, njofton shtypi italian.

Ky është rasti i njohur i bashkëpunimit mes Ferragnit dhe Baloccos. Bashkëpunim me të cilin një vit më parë iu referua një nismë bamirësie për blerjen e pajisjeve diagnostikuese për një spital pediatrik në Torino.

Sipas të dhënave të deritanishme, megjithatë, donacioni për spitalin dyshohet se është bërë nga kompania para se të fillonin shitjet e panetoneve, ndërsa çmimi i ëmbëlsirës për shkak të “reklamës” së influencueses u trefishua.

Sipas gazetës La Stampa, janë sekuestruar një pjesë e bisedave mes influencueses me Baloccon, nga e cila dyshohet se kanë dalë sekrete të rëndësishme. Në të njëjtën kohë, policia financiare italiane vijon hetimet për dy aktivitete të tjera tregtare të lidhura, siç u njoftua, me nismë bamirësie: shitjen e vezëve të Pashkëve dhe një kukull, e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Chiara Ferragnin./E.Ç

Të fundit

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen në procesin zgjedhor!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos...

Vjosa Osmani takon kongresistet amerikane, tema kryesore stabiliteti në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për garantimin e stabilitetit afatgjatë në...

Para, miell, legalizim dhe shantazh, deputeti demokrat tregon variantin e PD për 11 majin

Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar në A2 CNN krimet zgjedhore të 11 majit. Në Ditarin me Bruna Çifligun ai tha se...

Atentati në Durrës, detajet e fundit: I plagosuri shkoi në komisariat për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës. Mësohet se një person në zonën e Fllakës është plagosur me armë zjarri. Shkaqet...

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit. Sipas AKU-së, pas të gjitha analizave...

Lajme të tjera

Web TV