Pse ushqyerja me gji është e pazëvendësueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Le ta nisim duke shkruar: të ulesh dhe të humbasësh peshë pa ushtrime shtesë është me të vërtetë një superfuqi e madhe dhe kjo është pikërisht ajo që bën gjidhënia. Por fuqitë e gjidhënies nuk qëndrojnë vetëm tek pamja e jashtme e nënave të reja, por edhe tek përfitimet e mrekullueshme biologjike, fiziologjike dhe psikologjike, si për nënat ashtu edhe për bebet.

Ne do t’ju tregojmë se çfarë mund t’ju sjellë ushqyerja me gji, kështu që, lexoni listën e mëposhtme:

Mund të humbisni peshë

Prodhimi i qumështit dhe ushqyerjes me gji është një punë e vështirë për trupin e një gruaje. Në fakt, mund të djegë deri në 500 kalori në ditë, sipas mjekëve obstetër dhe gjinekologë. Kjo është arsyeja pse shumë nëna të reja vërejnë se ato fillojnë të humbasin peshë pas lindjes: ato djegin më shumë kalori sesa konsumojnë dhe humbasin disa kile, pa ndonjë ushtrim shtesë.

Trupat e grave ndryshojnë përbërjen e qumështit për të përmbushur nevojat e foshnjës

Bebet rriten shpejt dhe gjithmonë kanë nevojë për proteina shtesë, minerale dhe vitamina në varësi të fazës së zhvillimit ku ndodhen ose nëse luftojnë kundër ndonjë sëmundjeje, si një ftohje e zakonshme. Kjo është arsyeja pse mund të thuhet se qumështi i gjirit është “i zgjuar”. Ai ndryshon formulën e tij për të përmbushur nevojat e fëmijës. Kjo mund të ndodhë nga java në javë ose edhe nga dita në ditë.

Ai siguron qelizat burimore për fëmijën

Një foshnjë në rritje ka ende nevojë për ndihmë nga nëna për të vazhduar zhvillimin e trupit të tyre. Qumështi i gjirit është thelbësor për këtë proces pasi përmban qelizat e gjalla, ose më e rëndësishmja qelizat burimore, të cilat udhëtojnë nëpër trupin e foshnjës për t’u bërë pjesë e trurit, zemrës, veshkave ose indeve të eshtrave të tyre.

Lexo edhe :  Testet e para japin rezultat/ Qelizat staminale ndihmojnë në kurimin e problemeve me sytë

E bën nënën dhe foshnjen më të lumtur

Ushqyerja me gji stimulon trurin e nënës dhe foshnjës për të lëshuar oxytocin, hormoni përgjegjës për t’i bërë ata të përjetojnë lumturi dhe siguri. Gjidhënia, gjithashtu qetëson nënën dhe stabilizon nivelin e saj të stresit dhe ankthit në një shkallë të shëndetshme.

Mbron gjithashtu foshnjën nga sëmundjet

Shkencëtarët pohojnë se sëmundjet e zakonshme të foshnjave dhe infeksionet si veshi, frymëmarrja dhe infeksionet gastrointestinale, kanë një shans më të ulët të shfaqjes tek fëmijët që ushqehen nga qumështi i nënës. Qumështi i gjirit ka veti mbrojtëse që përgatisin dhe mbrojnë fëmijën nga disa lloje infeksionesh.

I bën fëmijët më të zgjuar

Qumështi i gjirit mund t’i ndihmojë gjithashtu fëmijët, për t’i bërë ata më të zgjuar. Sipas studimeve, sa më shumë të ushqehet me gji një foshnje, veçanërisht në 28 ditët e para pas lindjes, aq më i lartë është ndikimi pozitiv në rritjen dhe zhvillimin e trurit, gjë që rrit aftësitë njohëse dhe inteligjencën e tyre./E.Ç

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV