E rëndë në Shkodër, gjendet pa shenja jete 47-vjeçari, zbardhen dyshimet e para

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Shkodër.

Nga hetimet paraprake, në trupin e 47-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se humbja e jetës është prej shkaqeve natyrale.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në banesën e tij në lagjen “Perash”, shtetasi A. M., 47 vjeç. Paraprakisht, në trupin e 47-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se humbja e jetës është prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes./e.t