In Vitro/ Ndizet debati në studion televizive midis pastorit të njohur dhe gjinekologes

Pastori Paulin Vilajeti ka bërë debat me gjinekologen Elinda Gjata, duke thënë se disa gra kanë humbur jetën si pasojë e procesit In Vitro.

E ftuar në një emision mëngjesin e kësaj të mërkure gjinekologia Elinda Gjata ka kundërshtuar duke i thënë nuk njeh raste që ndonjë grua të ketë humbur jetën si pasojë e këtij procesi.

Pjesë nga debati:

Paulin Vilajeti: Unë di raste që me metodat invitro gratë kanë humbur jetën. Di që gratë kanë humbur jetën për shkak se ato e kanë bërë disa herë këtë proces.

Elinda Gjata: Unë nuk di një rast të tillë

Paulin Vilajeti: Unë di, dhe është e rrezikshme jashtëzakonisht shumë dhe për nënat që e bëjnë këtë gjë.

Elinda Gjata: Ne bëjmë një kontroll jashtëzakonisht shumë të gjerë. Nëse ne shohim se diçka nuk shkon ne nuk e fusim në këtë proces.

Paulin Vilajeti: Po ka raste që kanë humbur jetën për shkak se ky proces ka presion të madh mbi trupi./e.t