Jennifer Lawrence e ftoi Robert De Niro-n në dasmë dhe pastaj i kërkoi të largohej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jennifer Lawrence ka treguar për “E!News” disa detaje nga dasma me bashkëshortin e saj, Cooke Maroney dhe na lejo të të themi se nuk e gjeti veten te shprehja: “Nusja nuk duhet të ketë stres”, përkundrazi, nga sikleti, i kërkoi Robert De Niro-s të shkonte në shtëpi.

Ceremonia private kishte disa të ftuar të famshëm, mes tyre, edhe Robert De Niro-n, me të cilin Jen ka punuar në filmat “Silver Linings Playbook”, “America Hustle” dhe “Joy”. Por, gjatë mbrëmjes, ajo ishte shumë e shqetësuar nëse Deniro po kënaqej.

“Pashë Robert që nuk njihte njeri dhe po ecte vërdallë dhe menjëherë mendova: “Jo, kjo s’është ajo që ai do të bëjë. S’e dua këtu. Shkova pranë tij dhe i pëshpërita: “Shko në shtëpi”. Ai ishte i sjellshëm, foli me prindërit e mi, por unë i thashë: “Shko”.

“Sinqerisht, kjo më bëri të ndihem mirë”, tha aktorja e “No Hard Feelings” dhe pranoi se ishte një nuse “e tmerrshme” dhe sepse ishte gjithë kohës e shqetësuar nëse të ftuarit po kënaqeshin dhe e gjitha kjo e bëri të stresohej shumë. “Mendoja nëse po kënaqej (x) person”, tregoi ajo.

Lawrence, 38 vjeç dhe Cookey, 38 vjeç, u martuan në tetor 2019. Disa prej të ftuarve në dasmën e tyre ishin: Adele, Kris Jenner, Emma Stone etj./E.Ç

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV