“Ti kur rref mamin s’na do as ne”/ Ja si e bija i kërkonte të atit t’i jepte fund dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhuna në familjen Loka që çoi në vetëvrasjen e Bedries 41 vjeçare, ishte kthyer në brengën e 4 fëmijëve, 3 djemve, e më së shumti vajzës së fejuar 22-vjeçare, e cila në disa biseda në whatsapp me babain e saj e kritikon përse e dhunon nënën dhe përse nuk i jep zgjidhje raportit konfliktual, qoftë ky edhe një divorc i mundshëm siç lihet të kuptohet kur vajza i thekson disa herë të vijë nga Greqia për vit të ri dhe t’i japë zgjidhje situatës.

Xhemal Loka në një komunikim të ftohtë, në të cilin përpiqet të bëjë fajtore dhe vajzën se nuk i del krah që ai i dhunon nënën, i quan këto probleme të familjes së tij, në të cilat e bija nuk duhet të ndërhyjë.

Vajza: Mua më keni bërë të huaj. Po kur ti bën të padrejtë me mamin e ne fëmijët, s’do ta lejoj fare. Se i ke ca gabime dhe ti o bab. Hajde për Vit të ri dhe merru vesh me të vetë.
Babai Xhemal Loka: Ti do me qen fëmijë taman, ti me këtë qëndrim që të thashë unë nuk ke asnjë të drejtë.

Vajza: Kur ti bën sherr në familje, rreh mamin e bën këto gjëra, jo unë po krejt fëmijët s’ta lejojmë. Ti kur i bën mamit ato gjëra s’do as ne.

Në bisedën babë e bij që hetuesit kanë në dorë pasi zbërthyen telefonët e familjarëve, Xhemal Loka flet edhe për faktin se nuk e lejonte gruan të takonte nënën e saj në moshë e të sëmurë.

Babai Xhemal Loka: Mami jot nuk ka asnjë të drejtë të shkojë kund pa më pyet mua.
Vajza: Ti a thua se për mua ka vdekur? Ajo s’është askushi? Hajde për Vit të Ri merru vesh me të.
Babai Xhemal Loka: Kaq di të them. Vëri gishtin kokës.
Vajza:  Bën të padrejtë, rri e kërcënon. Me mua s’ke punë fare t’më peshosh mua me faj.
Babai Xhemal Loka: Unë nuk të kam ndërhyrë në familjen tënde.
Vajza: Po kur kam problem me familje do më dalësh përzot si baba. Unë shoh se ju rrini e rriheni normal që do ndërhyj se jeni familja ime.
Babai Xhemal Loka: Dhe ti nuk ke asnjë të drejtë të fusësh hundët te familja ime merre vesh se çfarë po të them.
Vajza: Kur duheni s’kam pse ndërhyj, shyqyr që duheni.

Lexo edhe :  Rama ndan foton fituese të konkursit 'Wanderlust in Albania 2': Promovim i vlerave tona

Xhemal Loka, i cili kryesisht jetonte në Greqi ku bënte edhe punë sezonale, i sëmurë nga xhelozia, dyshon se gruaja e tij nxitet jo vetëm nga vajza por edhe nga një shoqe, emri i të cilës nuk përmendet.

Babai Xhemal Loka: Se ja ke qit ment mamit tan dhe një shoqe e asaj.
Vajza: Kur rriheni çfarë të rri të shoh se çfarë jeni duke bërë?!

Deshmite tronditese

Dëshmitë e fëmijëve të çiftit ishin prova më e fortë në duart e hetuesve, që ndryshoi 360 gradë historinë e vetëvrasjes së Bedri Lokës, nga alibia e burrit se u vra pas hapjes së një profili në Tik-Tok me foto denigruese, te dhuna e përsëritur në familje si fizike dhe psikologjike, që sipas akuzës, e shtyu gruan drejt aktit ekstrem.

Fëmijët rrëfyen se kur babai ishte në Greqi e telefononte nënën dhe i thoshte se do e vriste, dhe në disa raste, se do e shtynte drejt vetëvrasjes, pasi e akuzonte se kishte lidhje jashtëmartesore. Djemtë dhe vajza treguan episode të freskëta dhune kur babai ishte kthyer për festat e fundvitit në Sukth, dhe kishte goditur me grushte e shkelma nënën. Një skenë dhune është filmuar nga djali i vogël teksa babai kërcënon nënën dhe djali më i madh i del në mbrojtje duke u futur në mesin e tyre.

Në mesin e dyshimeve për tradhti, ishte vajza që hodhi dyshime se babai i saj mund të kishte lidhje me tjetër grua, kur foli për disa letra që Bedrie Loka gjeti në banesë nga një franceze që i pohoi djalit të çiftit se kishte pasur lidhje me Xhemal Lokën.

Edhe në ditën e ngjarjes, 2 janarin e 2024-ës, kur Bedria piu fostoksinë, vajza tregoi se mami dhe babi kishin pasur debate, e shumë herë nëna i kishte pohuar se është lodhur nga këto sherre e do vriste veten.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV