Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Nuk e lejoj as të gjallë e as të…”/ E bija falsifikon firmën dhe i merr nënës shtëpinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 21 Mars, emisioni Stop transmetoi problemin e zonjës Varvara Kapurani, një 77-vjeçare nga Elbasani, e cila pas vdekjes së të shoqit dhe pas 55 viteve martesë, mbeti në mes të katër rrugëve. Kjo për shkak se njëra nga vajzat e saj e nxorri nga shtëpia duke falsifikuar firmën në bashkëpunim edhe me noteren.

77-vjeçarja ka thënë se kur qante të shoqin, njëra nga tre vajzat e saj i mori letrat e shtëpisë, duke arritur t’i marrë pronën e ta nxjerrë jashtë. Gjithçka nisi pasi një ditë çifti i të moshuarve u paraqit në zyrën e noteres Ilda Peza për t’i dhënë adresën, sikur e bija banonte në shtëpinë e tyre në mënyrë që vajza të merrte KEMP për të birin e sëmurë.

Pas vdekjes së të shoqit Tili Kapurani, Varvara shkoi tek e bija në Greqi, ku mësoi se kishte mbetur pa banesë, të cilën ia kishte zaptuar vajza Drita.

E moshuara e denoncoi në polici, ku mësoi se vajza kishte një akt dhurimi nga ajo vetë dhe bashkëshorti i ndjerë. Por Varvara tha se nuk di as të shkruajë e as të lexojë.

Në këto kushte, gjykata vendosi që të bllokohet shtëpia, por vajza zaptuese ishte futur brenda.

Emisioni Stop i drejtua Prokurorisë së Elbasanit dhe prokurori Xhilian Seferi komunikoi se rasti është regjistruar dhe do të procedohet sipas afateve.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan mbi bazën e materialit referues të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan që bën fjalë për kallëzimin e shtetases Varvara Kapurani ka regjistruar procedimin penal nr.12/15 të vitit 2022 për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të parashikuar nga neni 186 i KP. Kjo çështje penale është në fazën e hetimit paraprak dhe shtetësja Varvara Kapurani në cilësinë e kallëzueses do të njoftohet sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Elbasan.

Zyra ligjore e emisionit “Stop” përgatiti një kërkesë për sigurim padie dhe rikthim në banesë për të moshuarën Varvara Kapurani. Gjykata pranoi këtë kërkesë-padi dhe ne shkuam te një përmbarues gjyqësor Ilia Elezi për ekzekutimin e vendimit.

“Jam shumë e lumtur. Është e pabesueshme por me ju çdo gjë është e mundur”, thotë znj.Varvara.

“Unë mendoj që do t’i drejtohemi vajzës tuaj e cila është dhe në cilësinë e debitores për ekzekutimin e këtij vendimi i cili është i ekzekutueshëm brenda 5 ditëve. Urime dhe shpresoj ta ekzekutojmë brenda 5 ditëve”, thotë përmbaruesi gjyqësor Ilia Elezi.

Sikurse e kërkon ligji, ekzistojnë 2 mënyra për të zbatuar vendimin e gjykatës. E para është vullnetare, që vajza në rastin konkret pasi i komunikohet vendimi gjyqësor të hapë derën e banesës. Nëse kjo nuk ndodh, brenda 5 ditësh vendimi i gjykatës duhet të ekzekutohet brenda 5 ditësh nga përmbaruesi gjyqësor i licencuar dhe nën shoqërinë e forcave policore të hapet me forcë dera e shtëpisë.

Përmbaruesi Ilia Elezi telefonoi vajzën e të moshuarës, Dritën, të cilën e vendosi në dijeni për vendimin gjyqësor duke ia komunikuar urdhrin. Por Drita nuk pranoi ta hapte vullnetarisht derën e shtëpisë për nënën e saj

Përmbaruesi: Kam një vendim të gjyqtares Idush Maliqi që sapo më ka ardhur në zyrë për ekzekutimin e masë sigurim padie dhe thotë duke urdhëruar palën e paditur Drita Topuzi të lejojë palën e paditur Varvara Kapurani të jetojë në banesë. Unë ju mora për korrektësi.

Drita: Unë nuk e lejoj Varvarën. Varvarën unë nuk e fus në shtëpi, as për gjallë dhe as për vdekje.Të pranojë të gjitha gabimet Varvara, pastaja të shohim dhe të bëjmë.

Përmbaruesi: Unë vetëm zbatoj një vendim gjykate dhe as mund të zgjidh hallet personale.

Drita: Në rregull! Edhe unë nuk e fus Varvarën në shtëpi.

Përmbaruesi: Ka një masë sigurim padie e cila ka vendosur ka vendosur që të ekzekutohet brenda 5 ditësh.

Drita: Kur të vij unë në Shqipëri, do flasim!

Përmbaruesi: Jo jo shiko pak. Deri sa ka një urdhër gjykate unë do jem i detyruar që ta hap derën tuaj në prani të policisë.

Drita: Jo ti derën time nuk do ta hapësh, pa ardhur unë!

Përmbaruesi: E hap ligji jo unë zonjë. Këtu nuk jemi në një seancë gjyqësore dhe as që mund të marrim vendime të tjera përveç atij të gjykatës.

Drita: Në rregull, në rregull, në rregull, e di unë atë punë! Do vij për 5 ditë. Hajt, mirupafshim!

Më 29 Maj, së bashku me përmbaruesin gjyqësor dhe me policinë, zonja Varvara arriti të futej në shtëpinë e saj.

Vajza tjetër e Varvarës, që i ka qëndruar pranë nënës që prej fillimit të këtij konflikti, tha se pas sigurim-padisë që e lejoi 77-vjeçaren të hynte në banesë, mori një kërcënim në rrjete sociale nga bashkëshorti i motrës së saj, Dritës.

“Më dërgoi mesazh kërcënimi në Facebook, hajdeni po patët ***** të hapni derën, do t’ju vras të tërëve. Bëra denoncimin”, thotë vajza tjetër e të moshuarës.

Pasi fut në shtëpinë e saj ku ka jetuar për më shumë se 50 vite, zonja Varvara u shpreh e gëzuar.

Ndërsa përmbaruesi gjyqësor theksoi se vendimi i gjykatës u zbatua dhe gjithçka është e dokumentuar me proces-verbal dhe me filmime.

“U ekzekutua urdhri i gjykatës. Zonja është futur në banesë, shumë e gëzuar. Vërtetë ishte gëzim edhe për ne që pas kaq kohësh është në shtëpinë e saj. U mbajt një procesverbal, u filmua gjithçka, u mbajt procesverbali dhe me shkrim dhe i filmuar ku do pajisen të gjitha palët me DVD dhe me shkresë përcjellëse që të gjitha orenditë siç janë të pasqyruara në proces-verbal do t’i jepen zonjës. Kështu që ne e quajmë të kryer këtë urdhër-ekzekutimi”, shtoi përmbaruesi gjyqësor.

Pas këtij hapi, në gjykatë vijon padia tjetër për falsifikimin e firmës të të moshuarës.

Të fundit

Çudia në Miçigan/ Shumë arabo-amerikanë mbështetën Donald Trump

Kandidatja presidenciale demokrate, Kamala Harris, ka humbur shtetin kritik të Miçiganit, ku votat e komuniteteve arabe dhe myslimane janë...

Këto janë rastet kur nuk duhet konsumuar qepa me filiz

Qepa është perimja që konsumohet më shumë në vendin tonë. Qepa është pjesë e familjes botanike Allium. Kjo perime ka qenë në krah të...

I keni duart vazhdimisht të ftohta? Këto janë disa nga arsyet pse ndodh kështu

Është normale që duart të jenë të ftohta kur jeni jashtë në dimër ose në një ambient të ftohtë. Por kur kjo ndjenjë ju shoqëron...

Je ‘gjeni’ nëse gjen fytyrën e buzëqeshur në figurë, brenda 10 sekondave

Vetëm ata me shikimin më të mprehtë mund të zgjidhin këtë iluzion zbavitës por të vështirë brenda 10 sekondave të përcaktuara. Të gjithë mund të...

Kamala Harris e uroi për fitoren, zyra elektorale e Donald Trump zbardh bisedën

Zyra elektorale e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump ka lëshuar një deklaratë pasi Kamala Harris foli me të dhe pranoi rezultatin e zgjedhjeve....

Lajme të tjera

Web TV