Ligji i ri për turizmin/ Mete: Synojmë taksimin sa më të drejtë të operatorëve turistikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Financave Ervin Mete gjatë konferencës për vendimet e marra sot nga qeveria, foli për ligjin e ri për strukturat akomoduese, sipas sezoneve të caktuara dhe sqaroi se në ketë ligj nuk preken qiratë individuale.

Fjala e Ministrit Mete

Në vijim të asaj që përmendi ministrja, siç ju e dini, turizmi tashmë ka një zgjerim të jashtëzakonshëm dhe siç kërkon një vëmendje të dedikuar nga ana e rregullimit, qoftë të standardizimit, qoftë të kategorizimit të strukturave, ashtu kërkon edhe një vëmendje të dedikuar nga ana e qasjes fiskale, në mënyrë që ky sektor të japë kontributin e vet në ekonomi, por edhe në buxhetin e shtetit. Kjo, duke pasur një taksim sa më të drejtë dhe një kontribut sa më të drejtë nga ky sektor, në raport me përgjegjësitë që lindin nga rregulli dhe rregullimet fiskale.

Në ligjin që propozohet sot është parashikuar një dispozitë, ku në vijim të saj, Këshilli i Ministrave do të ketë një qasje ndërvepruese me sektorin, në mënyrë që të hartohet një metodologji që shërben si metodologji referuese për kapacitetet e shfrytëzimit të strukturave akomoduese, sipas sezoneve të caktuara.

 

 

Në ditët në vijim, Ministria e Financave do të publikojë edhe disa sqarime, lidhur me përgjegjësitë e qiradhënësve në këtë sektor, apo individëve të cilët përdorin platforma, në mënyrë që të jenë sa më të qartë dhe transparentë në përgjegjësitë e tyre tatimore dhe të kemi dhe një qasje sa më bashkëpunuese me tatimpaguesit në mënyrë që t’u përgjigjen këtyre përgjegjësive fiskale, për një tatim sa më të drejtë dhe një kontribut sa më të drejtë të tyre në ekonomi dhe në buxhetin e shtetit.
*****
Pyetje: Çfarë do të ndryshojë për qiradhënësit, ka të bëjë me platformat “Booking” dhe “Airbnb”?
Përgjigje: Jo! Nuk ndryshon gjë për qiradhënësit individualë. Por ne do të japim një sqarim, në mënyrë që të jenë sa më të qartë për përgjegjësitë e tyre ligjore dhe të hyjnë në një qasje sa më bashkëpunuese edhe nga shërbimi i tatimpaguesit, në mënyrë që të ketë një taksim sa më të drejtë.
Ndërsa, ajo që ndryshon me ligjin e sotëm, është vendosja e një dispozite, sipas të cilës për operatorët turistikë do të përcaktohet metodologji për shfrytëzimin e kapaciteteve, sipas sektorëve, e cila pastaj do të jetë metodologji referuese edhe për taksimin e operatorëve, në mënyrë që të ketë një deklarim sa më të drejtë të shfrytëzimit të kapaciteteve të operatorëve turistikë./O.S

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV