Balla mbleth Këshillin në Fier, bien kambanat për ‘fshesën’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fier- Ministri i Brendshëm Taulant Balla mblodhi sot Këshillin Koordinativ të Partisë Socialiste të Qarkut Fier.

Burimet bëjnë me dije për Shqiptarja.com se drejtuesi politik i qarkut të Fierit ka paralajmëruar ‘fshesë’ drejtorive rajonale të institucioneve të Fierit.

Balla paralajmëron ndryshime në drejtoritë e Shërbimeve në Fier

“Brenda kuadrit që lidhet me përfaqësimin politik. Ju e dini që një pjesë e madhe e institucioneve rregullohen me ligje të posacme si ligji për nëpunësit civilë. Si në çdo vend demokratik brenda një niveli të caktuar ka përfaqësime të karakterit politik. Për këtë po flisja. Ka nevojë që në Fier, e jo vetëm këtu ti japim mundësi administratorëve të rinj të shpalosin ide të reja për mirëadiminstrimin e disa prej institucioneve apo njësive të caktuara të shërbimeve publike në mënyrë që të përmirësojmë shërbimet.

Na duhet një trupë e re administratorësh  në disa nivele për të përmirësuar shërbimet ndaj publikut. Brenda asaj që lejon ligji natyrshëm që duhet të ketë qasje e ekipe të reja administratorësh  në njësi e shërbime publike” tha Balla në një prononcim për median para selisë PS./O.S

Të fundit

Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën...

“Nuk mund të varet vetëm nga Berisha”, Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër...

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

Evi Kokalari ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e njohur e PD, ka publikuar...

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar dy ditë më parë. Delegacioni i BE në vendin tonë thotë...

Emocionet janë shkaku i dhimbjeve fizike? Guardiola hap një klinikë mjekësore!

Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia. Guardiola po mendon edhe për jetën jashtë futbollit, dhe në muajt...

Lajme të tjera

Web TV