Ekonomisti vjedh makinën e firmës ku punonte, arrestohet nga policia

Një 42-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi në parkingun e firmës ku punonte vodhi një automjet dhe më pas e kishte shitur.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë. Sipas policisë, 42-vjeçari ka qenë i punësuar si ekonomist në një firmë për përpunimin e betonit. Grupi hetimor ka marrë në pyetjen autorin e dyshuar dhe po punon për zbardhjen e motiveve./E.T