I vrau vëllanë/ Gruaja shqiptare mbron viktimën: S’i ka bërë gjë! Burrin s’do e shoh më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gruaja e 50-vjeçarit shqiptar, i cili vrau kunatin e tij (vëllain e bashkëshortes) pasi mori vesh se i kishte vajzën, ka reaguar sërish. Ajo ka bërë deklarata të forta për mediat greke, ndërsa i doli në mbrojtje vëllait të saj, 33-vjeçarit Erjon Pelivanit, ndërsa theksoi se ky i fundit nuk ka abuzuar me thjeshtrën e saj. Ajo pohoi se nuk ishte në dijeni të asnjë gjëje.

Pyetjes nëse do ta shohë bashkëshortin Fatmir Tarellari në paraburgim, përgjigja për ERT ka qenë negative. Shqiptarja tha në emisionin ‘Të vërtetat me Zenën’, se çfarëdo që të ndodhte, burri i saj nuk duhej të ishte sjellë kështu.

“Çfarëdo që është bërë, ka një ligj. Ai nuk duhej ta vriste. Së bashku kemi një fëmijë që tani është 10 vjeç…” tha njerka e 18-vjeçares për 50-vjeçarin, i cili ka dhe tre vajza nga martesa e mëparshme, ndërsa gruan e kishte humbur në një aksident automobilistik.

“Nuk dija asgjë! Ai vuajti atë që pësoi vajza dhe e tha tani, na mbylli shtëpinë… Këtë krim im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd… Kam duruar gjithë këtë vjet. I rrita fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, tha ajo. Së fundi, ajo argumentoi se autori nuk është person i mirë dhe se prej vitesh kishte duruar shumë. “Ai nuk është njeri i mirë. Ai gënjente shumë, ishte ekspert. Unë që jetoja me të, e kuptova më pas. Burri nxehej kollaj, nuk ishte as baba i mirë”, përfundoi ajo./e.t

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV