Qarku i Kukësit mes emigrimit të të rinjve dhe varfërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësues të shoqërisë civile në Kukës shprehin shqetësimin mbi vazhdimin e fenomenit të emigracionit të paligjshëm, kryesisht të të rinjve, gjë që sipas tyre po ndikon në përkeqësimin e jetës social-ekonomike të banorëve të një prej zonave me pasuri të shumta natyrore, me miniera të kromit dhe bakrit, hidrocentrale si ai i Fierzës që është furnizuesi kryesor i vendit me energji, parku kombëtar i Valbonës, por edhe disa pikëkalime kufitare me Kosovën.

Megjithatë, thotë Rifat Demalija nga Qendra Rinore Progres, të rinjtë vazhdojnë të largohen përmes kanaleve që trafikantët kanë ngritur prej vitesh.

“Vetëm në vitin 2023 mund të ketë 400-500 të rinj që kanë tentuar të largohen drejt Anglisë, por jo vetëm, edhe vendeve të tjera për arsye emigracioni. Ndërkohë, ka rënë numri i familjeve me fëmijë, të cilët largohen nga vendi, kjo për arsye se një pjesë e madhe, pasi kanë provuar emigracionin e paligjshëm, janë rikthyer dhe nuk kanë rrezikuar për t’u larguar përsëri për shkak të kostove të larta, rrezikut për fëmijët e tyre edhe pasigurisë në vendin e mbërritjes”, thotë ai.

Vetëm gjatë vitit 2022, sipas të dhënave të Insitutit të Statistikave, popullsia e Qarkut të Kukësit u paksua me 1270 persona, ose me 1.7 përqind, dhe kjo kryesisht për shkak të emigracionit. Numri më i madh i të larguarve drejt emigracionit nga Qarku i Kukësit është nga zonat rurale, ku edhe kushtet e jetesës janë më të vështira dhe ku, gjithnjë e më shumë, po ndjehet mungesa e fuqisë punëtore.

Banorët e tre bashkive të Qarkut të Kukësit thuajse nuk përfitojnë asgjë nga pasuritë e shumta natyrore që shfryrëzohen ne territorin e tyre, çka ka ndikuar që Qarku i Kukësit të renditet si qarku më i varfër në Shqipëri.

Lexo edhe :  Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë

“Vështirësitë ekonomike, papunësia, arsimimi, infrastruktura, që nuk janë të duhurat në vendin ku ata jetojnë, bëjnë që këta të rinj të largohen”, thotë Eris Zenelaj nga shoqëria civile.

Emigracioni i paligjshëm dhe i paorganizuar, sipas zotit Demalija, ka ndikuar negativisht në ekonominë e zonës, ku tashmë ndjehet mungesa e aktivitetit ekonomik të të rinjve, kjo e theksuar kryesisht në zonën rurale të tre bashkive të këtij qarku.

“Nëse hedhim një vështrin në bar-lokalet dhe restorantet e Kukësit, Hasit dhe Tropojës vërejmë fenomenin e moshave shumë të reja, 12, 13 vjeçare, të cilët shërbejnë si kamarierë, tej normave të lejuara për punësim, por kjo ka ardhur për shkak të mungesës së krahut të punës”.

Të gjendur përballë një fenomeni që nuk po ndalet, përfaqësuesit e shoqërise civile në Qarkun e Kukësit shprehen mbi nevojën e programeve të qarta qeveritare në mbështetje të zhvillimit social-ekonomik të kësaj zone të largët verilindore për të frenuar emigracionin e paligjshëm, kryesisht të të rinjve drejt vendeve të BE-së./ VOA

Të fundit

Kauzat e mëdha të PD-së bien nga lidershpi i vogël!

Nga Sebi Alla Në dy daljet e fundit në konferenca shtypi, kryetari i PD-së Sali Berisha ngjau disi i dorëzuar...

Konflikti mes Iranit dhe Izraelit, reagon Presidenti Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim në forumin e Shën Petersburgut dhe ka folur për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Sipas mediave...

Kosova futet në kolaps energjetik, nga nesër vetëm energji nga importi

Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kursejnë energjinë elektrike, për shkak se pritet që nga...

Rinumërimi, boomerangu i një kauze verore

Ylli Pata Nxitja e rinumërimit në thuajse të gjitha qarqet më të mëdha në vend, nga Sali Berisha, nuk ka pasur vetëm faktorin e fitimit...

SKANDALI/ AKU bllokon pluhurin për ëmbëlsira me pigment toksik. 835 kg janë konsumuar!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar produktin “Red Forest Fruit Cake”, i cili është një pëluhur që përdoret për ëmbëlsira në vendin tonë...

Lajme të tjera

Web TV