Agron Shehaj: Në Shqipëri bëhesh i pasur vetëm nga lidhjet politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke komentuar të pasurit në botë dhe në Shqipëri, deputeti Agron Shehaj i ftuar në “Open” në News 24, tha se ndryshe nga vendet perëndimore, në Shqipëria biznesmenët e fuqishëm janë bërë të tillë falë lidhjeve nepotike me politikanët.

“Këta njerëz të jashtëzakonshëm që kanë bërë historinë e njerëzit, ndërsa njerëzit e pasur në Shqipëri janë të zakonshëm, që fal lidhjeve, servilizmit, në një mënyrë kriminale sepse korrupsioni është krim, kanë arritur të krijojnë një pasuri të caktuar. Gjëja e dytë që duhet t’i japim rëndësi është që këta njerëz kanë dhënë kontribut. Kanë ulur çmimet, kanë bërë të aksesueshme shumë produkte për shtresa të ulëta.

Në Shqipëri nuk kanë dhënë asnjë kontribut. Shqipëria në raport me rrogat ka çmimet më të larta në Evropë. Jo vetëm këta nuk kanë sjellë asnjë kontribut, por kanë sjellë pasoja negative për tregun. Vjedhja është një gjë, biznesi është një gjë tjetër. Ata që pasurohen përmes korrupsionit janë hajdutë jo biznesmenë.

Disa njerëz janë pasur në mënyrë të veçantë për shkak të lidhjeve me politikanin e radhës. Cila është pasoja tjetër që kanë sjellë këta njerëz të jashtëzakonshëm kanë sjellë opurtinitete për të rinj. Janë qindra dhe mijëra njerëz që kanë ngritur biznese mbi këto mjete si Facebook. Cila janë pasojat që sjellin kapja e tregut dhe lidhjet nepotike të biznesmenëve të fuqishëm në Shqipëri, mbi mundësinë që kanë qytetarët e thjeshtë, pasojat janë vjedhja e mundësive.

 

 

Në Shqipëri me të drejtë, të gjithë kemi një ambicie, duam një jetë më të mirë. Përballemi me kapjen e tregut dhe një ekonomi që është e bazuar totalisht në lidhje me shtetin. Në Shqipëri është e pamundur që nga hiçi të mund të bëjë një biznes”, tha Shehaj./e.t

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV