Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë mbi 14 milionë vdekje deri në 2050

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet klimatike mund të shkaktojë 14.5 milionë vdekje deri në vitin 2050. Në këtë përfundim, ka dalë një analizë e Forumit Ekonomik Botëror, sipas së cilës fatkeqësitë natyrore, të përkeqësuara nga klima, mund të çojnë edhe në humbje ekonomike prej 12.5 trilionë dollarësh.

Raportohen gjithashtu mbi një mijë milionë dollarë kosto shtesë për sistemin e kujdesit shëndetësor, teksa kriza klimatike do të përkeqësojë pabarazitë globale shëndetësore, duke i lënë më të cenuarit në rrezik më të madh.

Raporti i WEF ka analizuar gjashtë kategori kryesore të ngjarjeve klimatike si përmbytjet, thatësira, valët e të nxehtit, stuhitë tropikale, zjarret dhe ngritja e nivelit të detit.

Sipas studimit përmbytjet përfaqësojnë rrezikun më të lartë për vdekshmërinë, duke shkaktuar 8.5 milionë vdekje deri në vitin 2050. Thatësira, e lidhur indirekt me nxehtësinë ekstreme, është shkaku i dytë i vdekshmërisë (3.2 milionë)

Ndërkohë, valët e të nxehtit dhe lagështia e lartë në ajër, përbëjnë mozaikun që do t’i kushtojë ekonomisë globale në aspektin ekonomik, 7.1 trilionë dollarë.

Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë gjithashtu një rritje katastrofike të sëmundjeve të ndjeshme ndaj klimës, të tilla si ato të transmetuara nga mushkonjat. Temperaturat më të ngrohta do të rrisin periudhën riprodhuese dhe zonën e banuar nga kolonitë e insekteve, duke çuar në zgjerimin e sëmundjeve të tilla si malaria në zonat klimatike të buta dhe më pak të prekura si Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Deri në vitin 2050, shpjegon raporti, 500 milionë njerëz të tjerë mund të jenë në rrezik të infektimit./  S.M

Të fundit

Presidentja e KE, Von der Leyen përballet me votëbesim, Orban udhëheq thirrjet kundër saj

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut evropian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri...

Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA

Testi u zhvillua me ushtrime, pompa, 300 metra sprint dhe 2.4 km vrapim. Testimi nisi në orën 7.30 mëngjesin e kësaj të enjte dhe...

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/ Balla: Aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një inspektim në Njësinë Administrative Nr. 2 në Tiranë, së bashku me skuadrën socialiste të zgjedhjeve të 11 majit,...

MM bën bilancin e zjarreve: 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e vatrave aktive të zjarrit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes bën të...

Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e mijëra ushtarakëve izraelitë

Një databazë me mijëra rezyme që u përkasin izraelitëve që shërbyen në pozicione të klasifikuara dhe sensitivë në Forcat e Mbrojtjes Izraelite dhe agjencive...

Lajme të tjera

Web TV