E përzgjedhura për Miss Amerika/ Një ‘top gun’, piloton avionët luftarakë në ushtri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miss Amerika është 22 vjeçe, bjonde dhe ka studiuar në Harvard! Ka rripin e zi në taekwondo! Ndoshta kur ta pyesin “cila është ëndrra jote?” nuk do të përgjigjet “paqja botërore”. Madison Marsh nuk mund të mendojë seriozisht për paqen globale vetëm nëse duhet të ndryshojë vendin e punës: Vajza e zgjedhur të dielën (15 janar) në Orlando të Floridas më e bukura në Amerikë, është një ‘top gun’ pilote e avionëve luftarakë në ushtri.

Është hera e parë në historinë qindravjeçar të garës që një pjesëtar i një trupe ushtarake, fiton titullin. “Jam shumë e lumtur – komentoi ajo në intervistën e saj të parë – që mund të përfaqësoj gratë që thyejnë stereotipet”. Marsh ia kushtoi fitoren nënës së saj, e cila vdiq nga kanceri në pankreas në vitin 2018, një ditë pasi vajza e saj hyri në akademinë ushtarake. Që në moshën 17-vjeçare, Madison i kushtoi asaj një fondacion për të ndihmuar të prekurit nga kjo formë kanceri. Organizata jofitimprurëse ka mbledhur më shumë se 250 mijë dollarë.

Titulli i Miss Amerika mund t’i japë një shtysë kauzës së saj. “Të gjithë mund të arrijnë diçka – komentoi Marsh – nëse unë vij nga një qytet i vogël dhe tani jam pjesë e komunitetit global të miss-eve, atëherë mund ta bëni edhe ju”. Para se të mendonte për Miss America, vajza e lindur në vitin 2001 në Fort Smith, qyteti i tretë më i populluar në Arkansas, arriti qëllime po aq të vështira, por në fusha të ndryshme: Arriti të hynte në akademinë e aviacionit ushtarak në El Paso County, Kolorado, si kadete dhe mori patentëne  pilotes. Ëndërron të bëhet astronaute. Ndërkohë mori pjesë në Harvard për një diplomë master në politikat publike.

Ushtria dhe universiteti

Grada e saj ushtarake është “2Lt”, “toger i dytë”. Ndërsa ndoqi kurset e fizikës dhe astronomisë në akademi, Madison vendosi të merrte pjesë në konkursin e Miss Academy dhe fitoi. Më pas u përpoq për titullin Miss Kolorado, në maj

“Nuk e mendoja se do të arrija ndonjëherë të hyja në Harvard nëse nuk do të kisha shkuar në akademinë e aviacionit. Dhe nuk mendoj se do të isha bërë ndonjëherë Miss Kolorado pa akademinë ushtarake, “sepse ata më trajnuan të bëhesha lider. Kjo fitore e kualifikoi më pas për konkursin Miss America.

Në konkurs nuk fitoi duke kënduar apo kërcuar por duke u prezantuar me një monolog. Ku tregoi historinë e saj, vështirësitë ditën kur fluturoi vetëm me një avion, pa ndihmën e instruktorit: Ishte vetëm 16 vjeç.

“Unë jam këtu për t’i treguar botës se gratë janë të afta të bëjnë gjithçka. I gjithë ky vit – shkroi ajo në rrjetet sociale – të kushtohet ty, nënë. Bota do ta dijë historinë tënde”.

 

Miss Amerika është 22 vjeçe, bjonde dhe ka studiuar në Harvard! Ka rripin e zi në taekwondo! Ndoshta kur ta pyesin “cila është ëndrra jote?” nuk do të përgjigjet “paqja botërore”. Madison Marsh nuk mund të mendojë seriozisht për paqen globale vetëm nëse duhet të ndryshojë vendin e punës: Vajza e zgjedhur të dielën (15 janar) në Orlando të Floridas më e bukura në Amerikë, është një ‘top gun’ pilote e avionëve luftarakë në ushtri.

 

 

 

Është hera e parë në historinë qindravjeçar të garës që një pjesëtar i një trupe ushtarake, fiton titullin. “Jam shumë e lumtur – komentoi ajo në intervistën e saj të parë – që mund të përfaqësoj gratë që thyejnë stereotipet”. Marsh ia kushtoi fitoren nënës së saj, e cila vdiq nga kanceri në pankreas në vitin 2018, një ditë pasi vajza e saj hyri në akademinë ushtarake. Që në moshën 17-vjeçare, Madison i kushtoi asaj një fondacion për të ndihmuar të prekurit nga kjo formë kanceri. Organizata jofitimprurëse ka mbledhur më shumë se 250 mijë dollarë.

Karriera

Titulli i Miss Amerika mund t’i japë një shtysë kauzës së saj. “Të gjithë mund të arrijnë diçka – komentoi Marsh – nëse unë vij nga një qytet i vogël dhe tani jam pjesë e komunitetit global të miss-eve, atëherë mund ta bëni edhe ju”. Para se të mendonte për Miss America, vajza e lindur në vitin 2001 në Fort Smith, qyteti i tretë më i populluar në Arkansas, arriti qëllime po aq të vështira, por në fusha të ndryshme: Arriti të hynte në akademinë e aviacionit ushtarak në El Paso County, Kolorado, si kadete dhe mori patentëne  pilotes. Ëndërron të bëhet astronaute. Ndërkohë mori pjesë në Harvard për një diplomë master në politikat publike.

Ushtria dhe universiteti

Grada e saj ushtarake është “2Lt”, “toger i dytë”. Ndërsa ndoqi kurset e fizikës dhe astronomisë në akademi, Madison vendosi të merrte pjesë në konkursin e Miss Academy dhe fitoi. Më pas u përpoq për titullin Miss Kolorado, në maj

“Nuk e mendoja se do të arrija ndonjëherë të hyja në Harvard nëse nuk do të kisha shkuar në akademinë e aviacionit. Dhe nuk mendoj se do të isha bërë ndonjëherë Miss Kolorado pa akademinë ushtarake, “sepse ata më trajnuan të bëhesha lider. Kjo fitore e kualifikoi më pas për konkursin Miss America.

Në konkurs nuk fitoi duke kënduar apo kërcuar por duke u prezantuar me një monolog. Ku tregoi historinë e saj, vështirësitë ditën kur fluturoi vetëm me një avion, pa ndihmën e instruktorit: Ishte vetëm 16 vjeç.

“Unë jam këtu për t’i treguar botës se gratë janë të afta të bëjnë gjithçka. I gjithë ky vit – shkroi ajo në rrjetet sociale – të kushtohet ty, nënë. Bota do ta dijë historinë tënde”./O.S

 

 

Të fundit

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy...

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë në bashki dhe më pas...

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj...

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Lajme të tjera

Web TV