Ishte duke raportuar në jug të Ukrainës, plagoset korrespondenti i REL-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dmytro Yevchyn, korrespodent i Realiteteve të Krimesë, projekt i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, është plagosur, teksa ai dhe një koleg janë goditur nga një sulm rus me artileri, sa kanë qenë duke raportuar në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhja.

Yevchyn ka qenë duke filmuar një material bashkë me kameramanin Mykyta Isayk, afër qytezës Robotine në rajonin e Zaporizhjas, më 17 janar, kur ka ndodhur sulmi.

Ai ka pësuar një prerje në këmbë dhe ka marrë ndihmë mjekësore prej ushtarëve ukrainas, para se të dërgohej në spital në Zaporizhja.

Personeli mjekësor ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Yevchyn i është nënshtruar një operimi të suksesshëm në këmbë, ndonëse ende është në njësitin për kujdes intensiv.

Ushtria ukrainase e ka akuzuar ushtrinë ruse për shënjestrim të gazetarëve, të cilët kanë pasur jelekë të posaçëm që i identifikojnë si pjesëtarë të mediave.

“Në luftërat moderne, sulmet me artileri nuk kryhen pothuajse asnjëherë pa ndihmën e dronëve. Ndërkohë, forcat e armatosura të Federatës Ruse e kanë shënjestruar dhe sulmuar një person që ka pasur xhaketë që e identifikon si punëtor mediash dhe ia garanton mbrojtjen, sipas ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ushtria ukrainase përmes një deklarate.

Yevchyn ka punuar në projektin për Realitetet e Krimesë prej vitit 2018.

Përgjatë punës së tij është marrë shpesh me jetën e shtetasve ukrainas nën pushtimin rus në rajonet lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk.

Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Yevchyn, bashkë me Isayk, kanë raportuar për beteja dhe zhvillimet ushtarake përgjatë linjës së frontit.

Sipas Institutit të Ukrainës për Media, prej nisjes së luftës, 70 ushtarë janë vrarë, prej tyre 10 sa kanë qenë duke kryer punë e gazetarit.

Lexo edhe :  The Times: Rusia synon zhdukjen e Ukrainës, shkëmbimi i territoreve nuk e ndal luftën

Sipas të dhënave të institutit, 25 gazetarë tjerë janë plagosur në luftë.REL

Të fundit

Nëna e Martin Canit përlot me reagimin/ Erald bir, të qaj sot si për tim bir

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar, Erald Xhejo, humbi jetën, ka reaguar nëna e...

Shqiptarët “lamtumirë” Anglisë!/ Zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Prej vitit 1998 Britania e Madhe u kthye në "Eldoradon" e shqiptarëve për të emigruar. Jo zyrtarisht besohet se në vendin ishull sot jetojnë mbi...

Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Arsenali ka fituar në transfertën e Manchester United. Sfida u vendos nga goli i vetëm i Calafiorit në minutën e 13-të. Për rastin në...

Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (SPD) Lars Klingbeil la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë  në forcat e mundshme...

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës...

Lajme të tjera

Web TV